Bota 12 Prill 2026, 15:29 Nga VNA

Trump paralajmëron veprime të ashpra pas dështimit të marrëveshjes: “Do shkatërrojmë minat në ngushticë”

Ndaje në Whatsapp
Trump paralajmëron veprime të ashpra pas dështimit të

Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë në Truth Social, duke paralajmëruar veprime të ashpra në zonën e Ngushticës së Hormuzit, në një moment kur negociatat dhe përpjekjet diplomatike nuk kanë sjellë ende një marrëveshje mes palëve.

“Do të fillojmë të shkatërrojmë minat që iranianët kanë vendosur në ngushticë. Çdo iranian që qëllon ndaj nesh ose ndaj anijeve paqësore do të hidhet në erë”, thuhet në postimin e tij.

Deklarata vjen në një kontekst tensionesh të larta dhe pas dështimit të arritjes së një marrëveshjeje, duke e bërë situatën edhe më të pasigurt në rajon.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me këtë deklaratë, ndërsa zhvillimet po ndiqen nga afër nga komuniteti ndërkombëtar për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

Video

Zsolt Hegedus, kandidat për ministër Shëndetësie nga partia “Tisza”, është bërë viral në rrjetet sociale me kërcimin e tij gjatë festimeve, pasi partia ku bën pjesë i fitoi bindshëm zgjedhjet në Hungari. Kërcimi i tij ka shkaktuar një valë reagimesh dhe komentesh në TikTok.

Çfarë ndodh kur grupi i Përmetit niset për një festival ne Francë…

Arabia Saudite ka urdhëruar mbylljen e shkollave pas përmbytjeve të rënda që përfshinë disa pjesë të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët në kryeqytetin Riad, si dhe në rajonin e Al Ahsa, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për banorët.

Hoteli 23-katësh Mandarin Oriental Hotel Miami, dikur një simbol i njohur i horizontit të Majemit, u shemb përmes një shpërthimi të kontrolluar nga kontraktorët në më pak se 20 sekonda.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme