Bota 11 Prill 2026, 21:37 Nga VNA

Irani përgënjeshtron SHBA-të: Asnjë anije amerikane nuk ka kaluar ngushticën e Hormuzit

Ndaje në Whatsapp

Irani përgënjeshtron SHBA-të: Asnjë anije amerikane nuk ka

Ushtria iraniane ka hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara për kalimin e dy anijeve amerikane nëpër Ngushtticën e Hormuzit.

Zëdhënësi i Shtabit Qendror të ushtrisë iraniane, Khatam al-Anbiya, deklaroi se pretendimi i komandantit të CENTCOM-it për afrimin dhe hyrjen e anijeve amerikane në këtë zonë strategjike “hidhet poshtë fuqishëm”.

Ai theksoi më tej se çdo aktivitet dhe lëvizje detare në rajon monitorohet nga Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, duke nënvizuar kontrollin e plotë të Teheranit mbi situatën.

Nga ana tjetër, Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka bërë të ditur se dy anije amerikane kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit dhe kanë operuar në Gjirin Arabik. Sipas tyre, kjo lëvizje është pjesë e një misioni më të gjerë për të garantuar që rruga detare të jetë e sigurt dhe e lirë nga minat detare, të cilat pretendohet se janë vendosur më herët nga Irani dhe Garda Revolucionare.

Video

Epoka pas Lulit.

Papa Leo XIV iu përgjigj sulmeve të presidentit të SHBA, Donald Trump. Në një komunikim për gazetarët nga avioni papnor që udhëtonte drejt Algjerisë, ai tha: “Unë nuk kam frikë nga administrata Trump apo të flas me zë të lartë për mesazhin e Ungjillit, që besoj se është ajo për të cilën jam këtu, dhe ajo që Kisha është këtu për të bërë. Ne nuk jemi politikanë. Nuk merremi me politikën e jashtme nga i njëjti këndvështrim siç mund ta kuptojë ai, por unë besoj në mesazhin e Ungjillit, si një paqebërës.”

Ju ngjan me Belinda Ballukun? Në fakt quhet Elidjana Çelaj dhe drejton Agjensinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve…. Edhe pse sillet dhe vepron si ish shefja e madhe.

Zsolt Hegedus, kandidat për ministër Shëndetësie nga partia “Tisza”, është bërë viral në rrjetet sociale me kërcimin e tij gjatë festimeve, pasi partia ku bën pjesë i fitoi bindshëm zgjedhjet në Hungari. Kërcimi i tij ka shkaktuar një valë reagimesh dhe komentesh në TikTok.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme