Bota 11 Prill 2026, 20:59 Nga VNA

“Harku i Trump” në Washington, projekti monumental mbi 75 metra e lartë dhe me elementë ari

Ndaje në Whatsapp

“Harku i Trump” në Washington, projekti monumental mbi 75 metra

Administrata e Donald Trump ka zbuluar planet për ndërtimin e një harku monumental të quajtur “Harku i Trump” në Washington, një projekt ambicioz dhe kontrovers që synon të riformësojë peizazhin e kryeqytetit amerikan.

Monumenti i propozuar do të arrijë rreth 76 metra lartësi, duke e bërë atë më të lartë se Kapitoli i SHBA-së dhe Memoriali i Linkolnit. Dizajni përfshin elemente ari, një pishtar dhe kurorë të ngjashme me Zonjën e Lirisë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, planet i janë dorëzuar Komisionit të Arteve të Bukura për shqyrtim. Projekti parashikohet të financohet pjesërisht nga fondet publike përmes Fondin Kombëtar për Shkencat Humane, me rreth 15 milionë dollarë të dedikuara fillimisht.

Pamjet e publikuara tregojnë një strukturë me mbishkrimin “Një Komb Nën Zotin”, të zbukuruar me shqiponja dhe statuja luanësh të artë. Sipas administratës, harku do të simbolizojë sakrificat historike të amerikanëve dhe do të shërbejë si një pikë hyrëse monumentale në qytet.

Trump ka deklaruar se projekti është frymëzuar nga “Harku i Triumfit” në Paris.

Video

Reagimi i presidentit Trump kur pyetet nga gazetarët për humbjen e Orban në Hungari.

Çfarë duhet të bëni që të fitoni me Ramën…

Epoka pas Lulit.

Papa Leo XIV iu përgjigj sulmeve të presidentit të SHBA, Donald Trump. Në një komunikim për gazetarët nga avioni papnor që udhëtonte drejt Algjerisë, ai tha: “Unë nuk kam frikë nga administrata Trump apo të flas me zë të lartë për mesazhin e Ungjillit, që besoj se është ajo për të cilën jam këtu, dhe ajo që Kisha është këtu për të bërë. Ne nuk jemi politikanë. Nuk merremi me politikën e jashtme nga i njëjti këndvështrim siç mund ta kuptojë ai, por unë besoj në mesazhin e Ungjillit, si një paqebërës.”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme