Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar ashpër mediat në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, duke i akuzuar për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me konfliktin me Iranin.
Trump tha se “mediat e fake news, për shkak të Sindromës së tyre të madhe të Çrregullimit nga Trump, duan të thonë se Irani po ‘fiton’, kur në realitet të gjithë e dinë se ai po humbet keq”.
Ai shtoi se mediat janë “të çmendura ose thjesht të korruptuara”.
Sipas Trump, Shtetet e Bashkuara kanë “shkatërruar plotësisht ushtrinë iraniane, përfshirë të gjithë Marinën dhe Forcat Ajrore”, duke pretenduar gjithashtu se “udhëheqja e tyre është e vdekur”.
Presidenti amerikan deklaroi më tej se ngushtica strategjike e Hormuzit do të rihapet së shpejti dhe se anijet tashmë po lëvizin me shpejtësi drejt SHBA-ve për t’u furnizuar.
“Por nëse i dëgjon mediat e fake news, duket sikur ne po humbasim”, përfundoi ai.






















