Bota 11 Prill 2026, 11:55 Nga VNA

Bisedimet për paqe/Trump: Ngushtica e Hormuzit do hapet

Ndaje në Whatsapp
Bisedimet për paqe/Trump: Ngushtica e Hormuzit do hapet

Delegacionet e SHBA-se dhe Iranit kanë mbërritur në Islamabad për bisedimet e paqes të planifikuara të mbahen sot në kryeqytetin e Pakistanit me qëllimin të gjendet një zgjidhje diplomatike e konfliktit të nisur në fund të shkurtit.

I pari zbarkoi delegacioni 71 anëtarësh i Iranit mes të cilëve ka negociatorë, këshilltarë teknikë, përfaqësues të mediave, si dhe personel diplomatik dhe të sigurisë. Ekipi drejtohet nga kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, e përfshin edhe ministrin e Jashtëm Abbas Araghchi. Bisedimet e sotme, të ndërmjetësuara nga Pakistani, zhvillohen në një kontekst tensionesh të larta rajonale dhe synojnë forcimin e një armëpushimi të brishtë pas javësh konflikti dhe paqëndrueshmërie, të cilat kanë ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë. Ghalibaf, deklaroi fill pas mbërritjes se Teherani është i hapur për dialog, por mbetet thellësisht mosbesues ndaj Uashingtonit.

“Qëllimet tona janë të mira, por besim nuk kemi. Përvoja e deritanishme në negociatat me amerikanët na tregon se ato gjithmonë kanë përfunduar me dështime dhe premtime të pambajtura”, shprehet Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetar i parlamentit Iranian.

Më tej, në kryeqytetin pakistanez arriti delegacioni SHBA-së i drejtuar nga zv/presidenti JD Vance, i cili më herët qe shprehur për gazetarët se i ‘pret me padurim negociatat’, por paralajmëroi se nëse Irani ‘do të përpiqet të luajë me ne’, SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq. Deklaratat e tij u papraprinë nga presioni i shtuar i Donald Trump përpara uljes së palëve në tryezën e negociatave. Presidenti amerikan deklaroi se Ngushtica strategjike e Hormuzit do të rihapet shumë shpejt, me ose pa bashkëpunimin e Iranit.

“Shtetet e Bashkuara do ta rihapin këtë kalim dhe vende të tjera janë gati të ndihmojnë. Nuk do të jetë e lehtë, por po ju them vetëm kaq: ka për të ndodhur shumë shpejt”, deklaroi ai.

Në një zhvillim tjetër shqetësues, mediat raportojnë se një dron amerikan shumë i avancuar dhe me vlerë rreth 400 milionë dollarë është zhdukur mbi Gjirin e Hormuzit. Ende nuk ka konfirmim zyrtar nëse ai është rrëzuar, është goditur apo është rikthyer në bazë. Sa i përket situatës ushtarake, raportime të fundit tregojnë se Irani vazhdon të ketë kapacitete të konsiderueshme raketore, pavarësisht dëmeve të pësuara së fundmi, dhe është në gjendje të rindërtojë shpejt forcat e tij. Ndërkohë, tensionet po vazhdojnë edhe në Libanit, ku janë raportuar sulme të reja ajrore izraelite në jug të vendit.

Organizatat ndërkombëtare paralajmërojnë për një krizë të rëndë humanitare, me mbi një milion persona të zhvendosur dhe kapacitete strehimi të tejmbushura. Bisedimet e sotme në Pakistan pritet të jenë vendimtare për uljen e tensioneve dhe forcimin e një armëpushimi të brishtë në rajon.

Video

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka mbërritur në Pakistan për bisedime me negociatorët iranianë mbi një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

NASA ka publikuar mëngjesin e sotëm fotografitë dhe videot që tregojnë uljen historike të ekuipazhit të Artemis II në Tokë. Imazhet tregojnë serinë e ngjarjeve që nga vendosja e parashutave të modulit deri te ecja e astronautëve nëpër kuvertën e fluturimit të USS John P Murtha për vlerësim në qendrën mjekësore. “Ky është fillimi i një epoke të re të eksplorimit të hapësirës nga njeriu”, thotë NASA, pas kthimit të ekuipazhit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme