Kronika 11 April 2026, 12:50 Nga VNA

SPAK kërkon pushimin e çështjes hetimore për ish-kreun e KPP-së, Jonaid Myzyri

Ndaje në Whatsapp
SPAK kërkon pushimin e çështjes hetimore për ish-kreun e

SPAK kërkon në gjykatë pushimin e hetimeve për ish-kreun e Komisionit të Pokurorimeve Publike, Jonaid Myzyri.

Ai akuzohej për veprën penale Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe me herët ishte pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO. Krahas tij është kërkuar edhe pushimi i dosjes për anëtaret e KPP Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

Ata u hetan lidhur me tenderin me vlerë rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit.

Pritet që kërkesa të hidhet në short dhe gjykata të marrë vendimin lidhur me kërkesën e prokurorit të posaçëm Elvin Gokaj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme