Bota 12 Prill 2026, 12:22 Nga VNA

Shoferi i ambulancës akuzohet për vrasjen e 6 të moshuarve: “Po vuanin shumë… më pëlqeu, do ta bëj përsëri”

Ndaje në Whatsapp
Shoferi i ambulancës akuzohet për vrasjen e 6 të moshuarve:

Një skandal tronditës ka shpërthyer në Itali pasi një shofer ambulance i Kryqit të Kuq, 27-vjeçari Luca Spada, është arrestuar me akuzën e vrasjes së qëllimshme dhe të paramenduar të gjashtë të moshuarve gjatë transportit të tyre me ambulancë në zonën e Forlit gjatë vitit 2025.

Sipas hetimeve, Spada është përgjuar nga autoritetet ndërsa fliste në telefon me të dashurën dhe me pronarët e një agjencie funerale. Në bisedat e regjistruara ai shprehej pa pendesë për viktimat.

“Ata pleq po vuanin shumë, është e drejtë të shkojnë para Zotit”, dëgjohet të thotë ai në një nga përgjimet. Në një tjetër moment shton: “Më pëlqeu, do ta bëj përsëri.”

Spada u arrestua nga karabinierët në Forli dhe nga njësia speciale e shëndetësisë (NAS) në shtëpinë ku jetonte me të dashurën dhe djalin e tyre pak më shumë se një vjeç.

Hetimi mori kthesë pas autopsisë së Deanna Mambelli, 85 vjeçe, e cila u ndje keq gjatë transportit dhe vdiq më 25 nëntor. Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se vdekja ishte shkaktuar nga një injeksion ajri në venë, që provokon emboli gazi.

Më 18 mars ekspertët e RIS analizuan gjilpëra, shiringa dhe kateterë të gjetur në ambulancë për të kërkuar gjurmë të ADN-së së Spadës. Hetuesit po përpiqen të kuptojnë edhe motivin e krimeve: nëse ai e konsideronte veten si një lloj “engjëlli të vdekjes” që i jepte fund vuajtjeve të pacientëve, apo nëse bëhet fjalë për një akt të pastër mizorie.

Në qytetin e vogël të Meldolës, ku jetonte, banorët janë në shok. Disa thonë se Spada kishte një interes të pazakontë për trupat e pajetë dhe kishte bashkëpunuar herë pas here me një agjenci funerale, duke ndihmuar në përgatitjen e trupave për varrim.

Video

Zsolt Hegedus, kandidat për ministër Shëndetësie nga partia “Tisza”, është bërë viral në rrjetet sociale me kërcimin e tij gjatë festimeve, pasi partia ku bën pjesë i fitoi bindshëm zgjedhjet në Hungari. Kërcimi i tij ka shkaktuar një valë reagimesh dhe komentesh në TikTok.

Çfarë ndodh kur grupi i Përmetit niset për një festival ne Francë…

Arabia Saudite ka urdhëruar mbylljen e shkollave pas përmbytjeve të rënda që përfshinë disa pjesë të vendit. Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur rrugët në kryeqytetin Riad, si dhe në rajonin e Al Ahsa, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe rrezik për banorët.

Hoteli 23-katësh Mandarin Oriental Hotel Miami, dikur një simbol i njohur i horizontit të Majemit, u shemb përmes një shpërthimi të kontrolluar nga kontraktorët në më pak se 20 sekonda.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme