
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetet sociale një imazh të krijuar me Inteligjencë Artificiale, në të cilin ai shfaqet si “Mesia”.
Në këtë imazh, ai paraqitet i veshur me të kuqe dhe të bardhë, duke vendosur dorën e djathtë mbi ballin e një burri të sëmurë, ndërsa nga ana e majtë duket një dritë hyjnore që buron, dhe rreth tij shfaqen një mjek, një ushtar si dhe figura të tjera që paraqiten në pozicion adhurimi.
Imazhi i gjeneruar me Inteligjencë Artificiale është publikuar në llogarinë e tij në platformën Truth Social, menjëherë pas deklaratave të tij kritike ndaj Papa Leone XIV, lidhur me komentet e këtij të fundit për luftën.
“Leo duhet të vijë në vete, të përdorë logjikën e shëndoshë, të ndalojë së shërbyeri të Majtës Radikale dhe të përqendrohet në të qenit një Papë i madh, jo një politikan”, ka shkruar Trump, ndër të tjera, në një postim në Truth Social.
Nga ana tjetër, Papa, në një reagim të bërë sot, ka theksuar se nuk do të ndalojë së foluri për t’i dhënë fund luftës dhe për të promovuar dialogun dhe paqen.






















