Kronika 13 April 2026, 13:09 Nga VNA

Identifikohet personi që humbi jetën gjatë tentativës për të grabitur banesën në Fier

Ndaje në Whatsapp

Identifikohet personi që humbi jetën gjatë tentativës

Policia identifikon personin që humbi jetën gjatë tentativës për të hyrë në një banesë në lagjen “8 Shkurti” në Fier, ku dyshohet se do të kryente grabitje. Viktima quhet Ilir Zarka, 47-vjeçar. Ai është gjetur pa jetë nga personi që kujdesej për banesën e Nikollaq Lule, i cili kishte shkuar në mëngjes për të ushqyer qenin.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme