Një raund i dytë bisedimesh mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të zhvillohet brenda tri ditëve të ardhshme.
Kështu ka raportuar të mërkurën Neë York Post, duke iu referuar burimeve të paidentifikuara pakistaneze dhe presidentit Donald Trump.
"Është e mundur!", thuhet se i tha Donald Trump gazetës përmes një mesazhi, kur u pyet në lidhje me burimet në Pakistan vend që ndërmjetësoi raundin e parë të bisedimeve duke shtuar se një raund i dytë pritet në Islamabad brenda 36 deri në 72 orët e ardhshme".
Donald Trump të martën vendosi të zgjasë një armëpushim dy javor në luftë, pikërisht në momentin kur ai po përfundonte.
Ndërkohë, një media dixhitale në Pakistan, Neës Post, raportoi gjithashtu për afatin tre-ditor për zhvillimin e bisedimeve të mëtejshme, pa dhënë burime apo detaje shtesë.
Ky zhvillim vjen në një kohë tensionesh në rritje, pasi Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) sekuestruan dy anije në Ngushtica e Hormuzit më herët gjatë ditës.
Teherani ka kufizuar në masë të madhe qarkullimin në këtë rrugë ujore strategjike, përmes së cilës transportohet rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz.
Kjo shënon herën e parë që nga vendosja e bllokadës që Republika Islamike ka ndërmarrë sekuestrimin e anijeve në këtë ngushticë.






















