Politika 22 April 2026, 19:44 Nga VNA

Nga molotovët në rrugë dhe përplasja në parlament tek bashkëpunimi në Lezhë: PS dhe PD diskutojnë ndarjen territoriale

Ndaje në Whatsapp
Nga molotovët në rrugë dhe përplasja në parlament tek

PS dhe PD mundet të jenë të ndara nga revolucioni opozitar, por kur vjen fjala tek reforma territoriale duket se marrëdhënia është “gjalpë e mjaltë”. Të paktën këtë përshtypje të jepte takimi i zhvilluar sot në Lezhë me pjesëmarrjen e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës territoriale, ku në krye të sallës Arbjan Mazniku dhe Luciano Boçi ishin krah më krah duke folur me drejtuesit lokalë dhe qytetarë për ndarjen e re territoriale.

Zhurma e seancave parlamentare këtë herë ia la vendin bisedës dhe problemeve konkrete të bashkive, ku madje deputeti i PD Gjin Gjoni u kujdes gjatë fjalës që të mos kishte asnjë keqkuptim me bashkëkryetarin Mazniku.

Në takim ishin pjesë edhe kryetari i bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu, Arbër Melyshi kryetar i bashkisë së Mirditës nga PD dhe Majlinda Cara kryetare e bashkisë Kurbin si dhe deputetë të tjerë të të dy forcave politike

Paqe në horizont? Ndoshta s’ka nevojë për fishekzjarre dhe molotovë, se kur flitet për çështjet e komunitetit ja që u gjeka gjuha e përbashkët.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme