Bota 22 Prill 2026, 17:40 Nga VNA

Irani konfirmon zgjatjen e armëpushimit me SHBA-në, bisedime vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

Ndaje në Whatsapp

Irani konfirmon zgjatjen e armëpushimit me SHBA-në, bisedime

Irani ka konfirmuar zgjatjen e armëpushimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke lënë të hapur mundësinë e zhvillimeve diplomatike në të ardhmen, por pa u angazhuar për një rifillim të menjëhershëm të negociatave.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghai, në deklarata të transmetuara nga televizioni shtetëror, nuk dha një qëndrim të qartë nëse Teherani është i gatshëm të marrë pjesë në një raund të ri bisedimesh me Uashingtonin në Islamabad.

Sipas tij, diplomacia mbetet një instrument për mbrojtjen e interesave dhe sigurisë kombëtare, duke theksuar se vendimet për përdorimin e saj do të varen nga ekzistenca e kushteve të përshtatshme.

Ky qëndrim shihet si një sinjal se Teherani po mban të hapura kanalet e komunikimit, por pa konfirmuar nisjen e menjëhershme të negociatave.

Nga ana tjetër, diplomatë iranianë kanë deklaruar se nuk do të ketë rikthim në bisedime pa heqjen e “bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane”, duke shtuar se “nuk do të negociohet nën kërcënime”.

Sipas tyre, komunikimi me ndërmjetës pakistanezë po vijon, me synimin për të krijuar kushtet e nevojshme për rifillimin e mundshëm të negociatave në të ardhmen.

Video

Një incident tragjikomik ka ndodhur në sallën e koncerteve të qytetit Lahti në Finlandë, gjatë një interpretimi nën drejtimin e maestro britanik Matthew Halls. Teksa po drejtonte një simfoni të Max Bruch, lëvizja e tij në dirigjim ka goditur violinën Guadagnini të solistes Elina Vähälä, me vlerë të vlerësuar rreth 1 milion dollarë, duke e rrëzuar në tokë. Orkestra e ndërpreu menjëherë ekzekutimin. Violinistja, me duart në fytyrë, e mori ngadalë instrumentin për ta kontrolluar. Pas rreth dy minutash tensioni, ajo vendosi të vazhdojë interpretimin deri në fund.

Anne Hathaway është bërë virale pas një interviste për People, ku përdori shprehjen “Inshallah” teksa fliste për planet e saj. Ylli i filmit The Devil Wears Prada e tha këtë në mënyrë krejt natyrale, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Momenti u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentua gjerësisht nga përdoruesit. Reagimet më të shumta erdhën nga komuniteti mysliman, ku shumë fansa u shprehën të surprizuar dhe të kënaqur.

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka shkuar sot në GJKKO, për një çështje gjyqësore që lidhet me akuzën për shpifje.

Momenti kur i plagosuri në Memaliaj mbërrin në spital

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme