Rajoni 22 April 2026, 18:45 Nga VNA

Skandali me fondet bujqësore/ Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve, i hapet rruga hetimit nga BE

Ndaje në Whatsapp
Skandali me fondet bujqësore/ Parlamenti grek i heq imunitetin 13

Parlamenti grek i ka hapur rrugë hetimit penal për 13 deputetë të partisë në pushtet, Demokracia e Re, në lidhje me skandalin e organizmit shtetëror që menaxhon miliarda euro subvencione bujqësore europiane çdo vit ,OPEKEPE.

Me shumicë dërrmuese, deputetët votuan për heqjen e imunitetit të tyre, në mënyrë që çështja të kalojë tek drejtësia dhe të hetohet më tej nga Prokuroria Europiane.

Vetë 13 deputetët kërkuan heqjen e imunitetit, duke deklaruar se janë të pafajshëm dhe se duan të pastrojnë emrin e tyre. Ata thanë se veprimet e tyre kishin të bënin me ndërhyrje për çështje të qytetarëve dhe zonave që përfaqësojnë, duke mbrojtur rolin e deputetit si ndërmjetës mes shoqërisë dhe administratës.

Po pati edhe kritika të hapura ndaj mënyrës si është trajtuar dosja e tyre si dhe ndaj Prokurorisë Europiane.

Skandali lidhet me subvencione bujqësore europiane që dyshohet se u morën në mënyrë të paligjshme, përmes deklarimeve të rreme, manipulimeve në aplikime dhe ndërhyrjeve për të favorizuar përfitues të caktuar. Prokuroria Europiane ka dërguar tashmë disa dosje në

Parlamentin grek, ndërsa dëmi i mundshëm ndaj buxhetit të Bashkimit Europian vlerësohet në rreth 2.9 milionë euro.

Kanë qenë këto zhvillime pas të cilave kryeministri Kyriakos Mitsotakis kërkoi dorëheqjet e disa anëtarëve të qeverisë dhe të partisë, ndërsa kabineti u riformatua pjesërisht disa ditë më parë, ndërkohë që skandali në fjalë ka shtuar presionin ndaj qeverisë konservatore.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme