Bota 16 Gusht 2025, 22:12 Nga VNA

Punëtori dyshonte për një bomb në një kënd lojërash, ekspertët zbulojnë edhe 176 të tjera

Ndaje në Whatsapp
Punëtori dyshonte për një bomb në një kënd

 

Për dekada me radhë, breza fëmijësh kanë vrapuar me gëzim në parkun dhe këndin e lojërave në Northumberland, pa e ditur se poshtë tyre ndodheshin bombat e Luftës së Dytë Botërore. Si përfunduan ato aty dhe pse askush nuk dinte gjë?

Në janar, Steven Parkinson sapo kishte filluar punën për instalimin e pajisjeve të reja në Scotts Park, në qytetin Wooler, i rrethuar nga kodrat e Cheviot. Teksa gërmonte, ai vuri re diçka të dyshimtë në tokë.

“Na tronditi sepse dukej si bombë,” kujton ai me një buzëqeshje të lehtë, “por nuk e dinim nëse ishte aktive apo jo.”

Gjatë dy ditëve të para të gërmimeve nga kompania Brimstone, u zbuluan aq shumë bomba saqë i gjithë parku u desh të hapej.

Steven njoftoi bashkinë lokale, por as Kerren Rodgers, sekretarja e këshillit të Wooler, nuk dinte si të reagonte:

“Të merresh me një bombë të dyshuar në një kënd lojërash nuk është pjesë e udhëzuesit për punën time,” tha ajo me humor.

Një njësi e çminimit nga Catterick Garrison konfirmoi se objekti ishte një bombë stërvitore nga Lufta e Dytë Botërore, por fillimisht mendohej se ishte rast i izoluar. Ditën tjetër, punimet rifilluan – deri kur u gjet një pajisje tjetër.

Brimstone, që prej 2016 ka hequr mbi 200,000 objekte të rrezikshme në gjithë Mbretërinë e Bashkuar, vazhdoi me gërmime të kujdesshme me dorë dhe brenda dy ditësh u gjetën 90 bomba stërvitore të tjera – jo aktive, por me ngarkesë shpërthyese.

“Të gjitha ishin të vendosura në rreshta, me kujdes dhe qëllimisht,” thotë Adam Tanner nga Brimstone.

Me pajisje të posaçme, u skanua i gjithë parku dhe në fund u zbuluan 177 bomba në total dhe sasi të mëdha metali të hedhur.

Kush i kishte vendosur aty? Një teori është që bombat janë fshehur nga Home Guard, një organizatë vullnetare britanike gjatë luftës. Por historiani Alan Sture mendon se mund të kenë qenë ushtarë të rregullt, pasi zona ishte shumë e rëndësishme për trajnime ushtarake. 2,000 trupa ishin stacionuar në bazën RAF Milfield, afër Wooler-it.

Fotografi ajrore të vitit 1948 dhe dëshmi nga banorët e vjetër të qytetit konfirmojnë ekzistencën e një depoje municionesh në park, si dhe mbërritje trenash me furnizime nga një linjë hekurudhore aty pranë.

Pas luftës, sasi të mëdha armatimesh u hodhën në det ose u fshehën në tokë, pasi siguria në atë kohë nuk ishte prioritet.

“Shëndeti dhe siguria nuk ekzistonin në 1945,” thotë Prof. David Alexander nga University College London. “Ishte thjesht: ‘T’i hedhim e të mbarojmë punë’.”

Colin Durward, nga muzeu ushtarak Blyth Battery, thotë se ka dëgjuar histori të shumta për ushtarë që pas lufte varrosnin municione të tepërta, nga mortaja 3 inç deri te mijëra fishekë.

Tani parku është rishqetësuar dhe rihapur të premten. Për këshilltarin Mark Mather, i lindur në Wooler, është një çlirim i madh emocional.

“Unë kam luajtur në atë kënd si fëmijë, vrapoja sipër atyre bombave – vetëm 23 cm nën këmbët e mia.

S’do e dimë kurrë me siguri kush i vendosi ato, apo pse… por jam jashtëzakonisht i lehtësuar që nuk janë më aty poshtë.”

 

 

Video

Një punonjës i pakënaqur me rrogën dyshohet se i ka vënë flakën një magazine të madhe në Ontario, California. Zjarri u përhap me shpejtësi duke shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa mbi 170 zjarrfikës punuan për orë të tëra për ta vënë nën kontroll. I riu është arrestuar dhe, sipas hetimeve, kishte shprehur hapur pakënaqësinë për pagën, madje duke publikuar edhe video nga momenti i zjarrvënies.

Jo çdo ditë dëgjojmë për shqiptarë që lënë gjurmë në projektet që do të ndryshojnë historinë e njerëzimit. Ky është Albon Rexhepi, inxhinieri nga Maqedonia e Veriut që sot kontribuon në misionin Artemis II – hapi i radhës i NASA-s drejt rikthimit të njeriut në Hënë. Alboni tregon rrugëtimin e tij sfidues, përgjegjësinë e jashtëzakonshme për sigurinë e astronautëve dhe mesazhin e tij për të rinjtë… https://vna.al/sociale/shqiptari-nga-maqedonia-e-veriut-pjese-e-misionit-artemis-ii-te-nasa-i22318

Oficerët ndaluan Sokol Hazizin në stacionin Milton Keynes nl Londër, pasi ai kishte sjellje të dyshimtë. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 2,000 £ të cilat ai pretendonte se ishin të ligjshme. Hetimi i mëtejshëm zbardhi lidhjen e tij me veprimtari kriminale. Në shtëpinë e Hazizit policia gjeti 35,000 £ kanabis bimor dhe 1,000 £ të tjera të fshehura. Ai u arrestua menjëherë dhe më pas u dënua me 9 muaj burg. Autoritetet theksuan se stacioni hekurudhor përdorej nga Hazizi për shpërndarje droge.

Kush tha që pastrohen paratë e drogës në ndërtim?

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme