Kronika 16 August 2025, 10:18 Nga VNA

Afera e Eco Parkut/ SPAK pyet ish-deputetin socialist Alqi Bllako

Ndaje në Whatsapp
Afera e Eco Parkut/ SPAK pyet ish-deputetin socialist Alqi Bllako

Pak ditë më parë, Prokuroria e Posacme mori në pyetje Alqi Bllakon, lidhur me aferën e Eco Parkut në Durrës. Ish-deputeti socialist është shoqëruar nga ambjentet e paraburgimit të Durrës për në gdinën e SPAK, ku edhe ka dhënë shpjegime prpara hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Burimet konfirmuan se Bllako është pyetur për të paktën tri orë. Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, për shkak edhe të funksionit si drejtor i Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM) mendohet se është personi kyc që mund të hedhë dritë mbi këtë aferë. Ai ndodhet në burg për 3 vitesh dhe po përballet me Gjykatën e Posacme për aferat e inceneratorit të Tiranës, Fierit e Elbasanit.

Hetimet për aferën e Eco Parkut vijojnë prej afro 5 vitesh, por ende lidhur me këtë dosje SPAK nuk ka marrë një vendim.

SPAK i nisi hetimet kryesisht për tenderin me vlerë 15 mln euro për mbylljen e landfillit të vjetër të Porto Romanos në Durrës dhe ndërtimin e Eco Parkut.

Sic rezulton nga dokumentacioni në tetor 2019, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Mbetjeve Urbane (AKUM) shpalli tenderin për mbylljen e venddepozitimit të ekzistues të Porto Romanos dhe ndërtimin e Eco Parkut me fond limit 1.9 mld lekë me TVSH.

Tenderi u anulua tri ditë më vonë. Me 16 dhjetor qeveria mori vemdim që procedura e prokurorimit të bëhej me negocim të drejtpërdrejtë, thënë ndryshe pa garë. Në dhjetor AKUM i jep tenderin kompanisë 'De Mare' dhe 'Victoria Invest' me vlerë 18.5 mln euro me TVSH.

Kompanitë që morën tenderin nënkontraktuan për punimet kompaninë Artcon (ish Artesmis Farm) që zotërohet nga Denist Ymeri, shoferi i Mirel Mërtirit, ky i fundit një prej dy pronarëve faktikë të inceneratorit të Tiranës.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme