Bota 16 August 2025, 21:51 Nga VNA

Gaza/Hamas kërkon marrëveshje Izraelit

Ndaje në Whatsapp
Gaza/Hamas kërkon marrëveshje Izraelit

Hamas u thotë ndërmjetësve se janë të gatshëm të diskutojnë një marrëveshje të pjesshme, thonë burime për 'The Jerusalem Post'. 

"Kemi për ta pranuar një marrëveshje vetëm me kushtin që të gjithë pengjet të lirohen në një fazë të vetme dhe sipas kushteve tona për përfundimin e luftës", tha zyra e Kryeministrit izraelit.

Hamas i ka dërguar një mesazh ndërmjetësve, duke shprehur gatishmërinë për të diskutuar një marrëveshje të pjesshme, kanë thënë për The Jerusalem Post të shtunën dy burime me njohuri mbi zhvillimet.

Ndërmjetësit ia kanë bërë të qartë Hamasit se Izraeli është serioz në synimin për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke i nxitur ata të bien dakord për kushte të caktuara të një marrëveshjeje.

Sipas një deklarate të mbrëmjes nga Zyra e Kryeministrit izraelit, Izraeli do të pranojë vetëm një marrëveshje që përfshin lirimin e të gjitha pengjeve në një fazë të vetme dhe sipas kushteve të tij për përfundimin e luftës.

Kushtet përfshijnë:

çarmatimin e Hamasit;

demilitarizimin e Rripit të Gazës;

kontrollin izraelit të sigurisë mbi territorin;

dhe krijimin e një autoriteti qeverisës që nuk është as Hamasi e as Autoriteti Palestinez dhe që jeton në paqe me Izraelin.

Kjo është hera e parë që Zyra e Kryeministrit bën thirrje për një marrëveshje të plotë dhe pa asnjë paqartësi.

Dy burime të njohura me detajet e negociatave kanë thënë se një marrëveshje e pjesshme mund të formulohet në një afat të shkurtër kohor, megjithatë, paralajmëruan për kujdes pasi situata të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë.

Javën e kaluar, pas dy konferencave për shtyp, Netanyahu iu përgjigj gazetës Post me një "po dhe jo" të paqartë, duke refuzuar të japë një përgjigje të qartë nëse do ta refuzonte një marrëveshje të pjesshme nëse ajo do të ishte në tryezë.

Vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse është në shqyrtim, kanë përsëritur disa burime. Megjithatë, duket se kryeministri nuk e ka mbyllur plotësisht derën për një marrëveshje të pjesshme.

Të enjten, drejtori i Mossad-it, David Barnea, i tha kryeministrit të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, në Doha, se një marrëveshje e pjesshme nuk është në tavolinë, ka raportuar më parë The Jerusalem Post, duke cituar një zyrtar izraelit.

 

The Jerusalem Post 

 

Video

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

Disa protestues janë mbledhur përpara Gjykatës së Lartë pak minuta para nisjes së seancës për shqyrtimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Me thirrjet "shqiptarët në liri, Erioni në qeli", ata kërkojnë që Veliaj të vijojë të qëndrojë në burg.

“Revanshi”/ GJKKO shpall vendimin për shtatë të pandehur, ja sa u dënua i forti i Niklës, Durim Bami, dhe ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina.

Dy fëmijë janë filmuar duke luajtur volejboll në një fushë të improvizuar mes rrënojave në Gaza. Me shkolla, parqe dhe hapësira lojërash të dëmtuara ose të shkatërruara nga bombardimet izraelite, fëmijët po i kthejnë hapësirat mes rrënojave në vende ku mund të luajnë. Pamjet tregojnë kontrastin mes shkatërrimit të luftës dhe përpjekjes së fëmijëve për të gjetur momente normaliteti dhe gëzimi në një realitet të vështirë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme