Politika 25 August 2025, 14:51 Nga VNA

Nga morali për demokracinë te pazari për kushërirat: Si Lapaj dhe Celibashi e shndërruan në farsë ligjin për shpërndarjen e mandateve

Ndaje në Whatsapp
Nga morali për demokracinë te pazari për kushërirat: Si

Kolegji Zgjedhor i vuri sot vulën çështjes së mandatit të “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, duke djegur përfundimisht shpresat e Adriatik Lapajt për ta menaxhuar mandatin sipas qejfit. Vendimi u vonua dy javë përtej afatit ligjor, duke ushqyer dyshime se vonesa nuk vinte nga pamundësia e gjyqtarëve për t’u mbledhur, por nga nevoja për kohë, derisa të “gjendej” rruga për prishjen e vendimit të KAS-it.

Dyshimet u davaritën pasi u bë publik fakti se Lapaj kishte ndërruar mendje dhe nuk kërkonte më mandatin për vete, por që të linte në fuqi vendimin e Celibashit, i cili ia jepte atë kushërirës së tij, Kleana Xhuveli. Ky ndryshim drastik vetëm 24 orë para vendimit të Kolegjit ka dy shpjegime: ose Lapaj, me vonesë, e kuptoi gafën me “taktikën” për anashkalimin e ligjit, ose përpjekjet për të “ëmbëlsuar” gjykatën nuk patën sukses.

Me tërheqjen nga pozicionet fillestare, Lapaj i bëri të qartë opinionit publik paligjshmërinë e pretendimeve të veta, para se të shprehej gjykata. Vendimi i Kolegjit konfirmoi KAS-in, duke ia kaluar mandatin Anaj Dajkos, si e para në listën shumëemërore. Sa i takon Lapajt dhe partisë së tij, nuk mbetet më çështje interesi publik nëse mandatin do ta marrë Dajko apo një tjetër nga lista e koalicionit.

Për opinionin rëndësi ka fakti se pas këtij vendimi kemi dy praktika për shpërndarjen e mandateve: njëra ligjshme, e vendosur nga KAS-i dhe e konfirmuar nga Kolegji, që ndalon KQZ-në të ndryshojë listën pas regjistrimit dhe rirenditjes me votat preferenciale; dhe tjetra e kundërligjshme, me të cilën Celibashi ka modifikuar listën duke administruar dorëheqje kolektive ose individuale, në kundërshtim me kompetencat ligjore. Celibashi nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin vetëm në rastin e “Nisma Shqipëria Bëhet”, por edhe në shpërndarjen e mandateve të PSD-së apo në rastin e Zegjine Çaushit në listën e PS-së për Fierin.

Dy praktika të kundërta nuk mund të prodhojnë njësoj deputetë në Kuvend. Deputetët e dalë nga vendime të kundërligjshme duhet të kthehen mbrapsht, përndryshe shteti ligjor kthehet në farsë. Komisioneri ka jo vetëm detyrimin, por edhe kompetencën për të korrigjuar këto vendime dhe kjo duhet bërë para se Kuvendi të nisë punimet në shtator. Nuk ka nevojë të pritet zbardhja e Kolegjit, pasi arsyetimi është gati nga KAS-i. Deputetët që kanë dalë nga lista, si Maldrita Bardho në PS apo Ana Dajko në koalicion, duhet të paraqiten në seancën e parë dhe të deklarojnë vetë, me vullnet të lirë, nëse do ta mbajnë mandatin apo do t’i hapin rrugë pasuesit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme