
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli “nuk e ka përfunduar punën” në Iran, por shtoi se pilotët izraelitë kontrollojnë hapësirën ajrore iraniane.
Duke folur në një ceremoni për të shënuar fillimin e Ditës së Përkujtimit të Izraelit, Netanyahu i përshkroi sulmet e Hamasit më 7 tetor si një “masakër të tmerrshme”, pavarësisht refuzimeve të përsëritura nga anëtarët e partisë së tij Likud për ta quajtur atë si të tillë.
Që nga ajo ditë, tha Netanyahu, “ushtria dhe forcat e sigurisë izraelite kanë dhënë një goditje pas tjetrës kundër atyre që kërkojnë shkatërrimin tonë”.
“Bota tashmë e di vendosmërinë tonë”
Sipas kryeministrit izraelit, “bota e njeh tashmë vendosmërinë tonë për të mbrojtur veten dhe njerëzimin nga fanatizmi barbar”.
Izraeli dhe SHBA-të, sipas Netanyahut, “e mbajnë mbi supet e tyre të gjithë qytetërimin perëndimor”.






















