
Agjencitë amerikane të inteligjencës kanë kundërshtuar deklaratat e presidentit Donald Trump lidhur me dobësimin e Iranit. Sipas raportimeve të paraqitura në Kongres me, Irani vazhdon të ketë një arsenal të madh raketash dhe mbetet një kërcënim serioz në rajon.
Trump kishte deklaruar se Irani është “shkatërruar” dhe se forcat detare, ajrore dhe rezervat raketore të Teheranit janë pothuajse të asgjësuara. Megjithatë, vlerësimet e inteligjencës amerikane paraqesin një situatë ndryshe, duke treguar se kapacitetet ushtarake iraniane janë ende të konsiderueshme.
Tensionet mes Iranit dhe SHBA janë shtuar pasi presidenti amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë përgjigjen e Teheranit ndaj propozimit amerikan për paqe, duke deklaruar se armëpushimi është pranë dështimit total. Ndërkohë, kryetari i Parlamentit iranian paralajmëroi se ushtria iraniane është gati t’i “japë një mësim” çdo agresori.
Nga ana tjetër, Izraeli ka forcuar bashkëpunimin ushtarak me Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, konfirmoi dërgimin e sistemeve kundër-raketore dhe personelit ushtarak për mbrojtje ndaj sulmeve iraniane. Ndërkohë, kostoja e luftës me Iranin ka arritur në 29 miliardë dollarë, sipas Pentagonit, ndërsa vlerësime të tjera sugjerojnë se shifra reale mund të jetë edhe më e lartë.






















