Bota 8 Prill 2026, 18:59 Nga VNA

Bisedimet SHBA-Iran, ja kush do jenë negociatorët

Ndaje në Whatsapp
Bisedimet SHBA-Iran, ja kush do jenë negociatorët

Një zyrtar i lartë pakistanez për Anadolu ka bërë të ditur se i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff dhe dhëndri i tij Jared Kushner pritet të përfaqësojnë SHBA-në në bisedimet me palën iraniane në Islamabad që fillojnë të premten, pasi u arrit një armëpushim mes dy palëve në konflikt.

Pala iraniane, tha zyrtari i cili kërkoi të mbetet anonim, mund të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Abbas Araghchi dhe kryetari i parlamentit, Bagher Ghalibaf.

Ai shtoi se ministri i Punëve të Jashtme i Pakistanit, Ishaq Dar, i cili luajti një rol aktiv në negocimin e përfundimit të 39 ditëve luftime, gjithashtu do të marrë pjesë në bisedimet historike.

Nuk ka pasur ende një njoftim zyrtar nga asnjëra palë lidhur me përfaqësuesit e tyre në bisedime.

Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se konfirmoi se Ëitkoff dhe Kushner do të udhëtojnë në Islamabad për bisedime me palën iraniane.

Megjithatë, Trump tha për Neë York Post se zv/presidenti amerikan, JD Vance, mund të mos marrë pjesë për shkak të ‘çështjeve të sigurisë’.

Trump tha se bisedimet ballë për ballë do të zhvillohen “shumë shpejt, në fakt, do të ndodhin shumë shpejt”.

Më herët, kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, njoftoi një armëpushim dyjavor midis SHBA-së dhe Iranit, si dhe në të gjithë rajonin e prekur nga konflikti.

Më vonë, Sharif tha se delegacionet nga SHBA dhe Irani do të mbërrijnë në Islamabad të premten për të zhvilluar bisedime.

Islamabadi ka lehtësuar bisedime indirekte midis Ëashingtonit dhe Teheranit.

Teherani ka konfirmuar pjesëmarrjen në bisedime, ndërsa formati i negociatave mbetet i panjohur.

Dje, Trump njoftoi një armëpushim dyjavor me Iranin, duke thënë se Teherani kishte paraqitur një propozim “të zbatueshëm” me 10 pika për negociata.

Njoftimi për armëpushimin erdhi më pak se dy orë përpara skadimit të një afati që Trump e kishte shtyrë vazhdimisht për Iranin për të rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe për të pranuar një marrëveshje ose të përballej me “shkatërrimin e një qytetërimi të tërë”.

 

Video

Ti nuk numëron veten, se po ta numëroje do ishin 13 milion. Hy e dil.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hitaj, takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Mjekë e spitale ka. Mungojnë menaxherët.

Ministrja premton në Lezhë shërbime onkologjike me të njëjtin standart si në Onkologjikun në Tiranë. Lezhianët nuk dinë nëse duhet të gëzojnë apo të tmerrohen nga ky premtim.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme