Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit të Tehran, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara “nuk arritën të fitojnë besimin e delegacionit iranian” gjatë bisedimeve të paqes të zhvilluara në Islamabad.
Sipas tij, Uashingtoni “e kuptoi logjikën dhe parimet e Iranit”, duke shtuar se tani mbetet për t’u parë nëse pala amerikane është e gatshme të ndërtojë besim dhe të ecë drejt një marrëveshjeje.
Ndërkohë, Ministria e Jashtme iraniane konfirmoi se bisedimet mes dy palëve janë ndërprerë për shkak të një “hendeku në qëndrime për dy ose tre çështje të rëndësishme”.
Zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baghaei, deklaroi për televizionin shtetëror se “në fund të fundit, bisedimet nuk rezultuan në një marrëveshje”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi temat e mosmarrëveshjes.
Sipas raportimeve, raundi i negociatave ka zgjatur rreth 21 orë, por nuk ka prodhuar një rezultat konkret, duke lënë të hapur pasigurinë për hapat e ardhshëm diplomatikë mes palëve.






















