Kronika 16 February 2025, 13:26 Nga VNA

Arrestimi i Kreshnik Farrukut, si organizata bashkëpunonte me klanin "Molë" të Ernesto Madaffarit

Ndaje në Whatsapp

Kreshnik Farruku alias Kreshnik Budlla, alias Sokol Koci, një prej narkotrafikantëve më të njohur në vend, i arrestuar me urdhër të SPAK bashkëpunonte në trafikun e kokainës me organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezerit Roland dhe Albert Turja.

Kjo organizatë kriminale blinte sasi të mëdha kokaine në Kolumbi dhe i niste nga Porti Guayaquil në Ekuador në drejtim të portit të Livornos në Itali. Organizata kriminale në fjalë, nëpërmjet një grupi kriminal të organizuar në shtete si Italia, Ekuadori, Shqipëria dhe Belgjika kanë ndihmuar organizatën mafioze Ndrahgeta, në mënyrë specifike Klanin “Molë”. Kjo duke nxjerrë në fshehtësi kokainën nga Porti i Livornos duke e blerë në Amerikën e Jugut,në bashkëpunim me eksponentë të krimit të organizuar Italian dhe atyre të organizuar shqiptar.

Në vecanti, duke përdorur njohjen e zonës së Toskanës nga anëtari i organizatës, Errico D’Ambrosio, I cili kishte qëndruar në provincat Lucca dhe Pisa dhe Pistoia që vepronte në kontant të drejtpërdrejtë me Ernesto Madaffari, i cili drejtonte klanin “Molë”. Në dosjen hetimore zbardhen disa episode të trafikut të kokainës, ku droga është nxjerrë nga porti në Livorno dhe është shpërndarë në vende të ndryshme.

Organizata kriminale ku bën pjesë dhe Farruku, u godit pas zbërthimit të Sky ECC. Kreshnik Farruku u arrestua me urdhër të SPAK dhe ndaj tij e dy të dyshuarve të tjerë të arrestuar në Shqipëri Julian Kollçaku dhe Maksim Ndoci janë duke vijuar hetimet.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme