Kronika 16 February 2025, 11:17 Nga VNA

 “Çmontohet” grupi i hajdutëve, katër persona në pranga/ Vidhnin automjete, mjete lundruese dhe banesa

Ndaje në Whatsapp
 “Çmontohet” grupi i hajdutëve, katër persona

Katër persona janë arrestuar nga policia në qytetin e Shijakut dhe një tjetër është shpallur në kërkim si anëtarë të një grupi i cili kryente grabitje në Tiranë e Durrës.

Bëhet fjalë për shtetasit Donald Subashi, Denis Marku, Elvis Muça dhe Artur Lama, ndërsa personi i shpallur në kërkim është 49-vjeçari Eneriko Zyle.

Pas hetimeve janë dokumentuar katër vjedhje të kryer prej tyre në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Theft network", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës.

Vidhnin automjete, mjete lundruese, banesa e tabakino, identifikohet dhe goditet grupi që vepronte në qarkun Durrës e Tiranë.

Vihen në pranga 4 pjesëtarë të grupit  si dhe shpallet në kërkim një pjesëtar tjetër i grupit.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 4 vjedhje të kryera në Sukth, në fshatin Bilalas dhe në Mullet, Tiranë si dhe vijon puna për dokumentin e një sërë vjedhjesh të  tjera që dyshohet se janë kryer nga ky grup.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues Skaf, një automjet  kamionçinë  si dhe prova të tjera materiale që do shërbejnë për dokumentimin e vjedhjeve të tjera  të kryera nga ky grup.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, për marrjen e masave me qëllim parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak bazuar dhe në informacionet  e siguruara në rrugë operative për një grup që kryente vjedhje në qarkun e Durrësit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Theft network”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

D.S., 26 vjeç,  banues në Marikaj;

D.M.,18 vjeç, banues në Shkodër;

E.M., 38 vjeç, banues në Mamurras;

A.L., 48 vjeç, banues në Mamurras.

Si dhe u bë shpallja në kërkim dhe vijon puna për kapjen e  shtetasit  E.Z., 49 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjeve si më poshtë:

 

Vjedhja e mjetit lundrues skaf e shtetasit S. K., në Sukth;

Vjedhja në  tabakinon e shtetasit R. V., në fshatin Bilalas;

Vjedhja e dy  automjeteve e konkretisht furgon dhe  kamionçinë, të vjedhura në Mullet Tiranë më datë 13.02.2025.

Gjatë operacionit janë  sekuestruar në cilësinë e provës materiale një mjet lundrues, një automjet kamionçinë, rrobat e përdorura nga personat e dyshuar në vjedhjen e tabakinos së shtetasit R. V., dhe katër aparate celularë.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentin ligjor të vjedhjeve të tjera të kryera nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme