Bota 10 June 2024, 22:43 Nga VNA

Armëpushim mes Izraelit dhe Gazës, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën e Joe Biden

Ndaje në Whatsapp
Armëpushim mes Izraelit dhe Gazës, Këshilli i Sigurimit i

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar një rezolutë që i bën thirrje Hamasit të pajtohet me një propozim me tre faza për armëpushim. Propozim i cili u bë pak ditë më parë nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Katërmbëdhjetë anëtarë të këshillit votuan për rezolutën dhe vetëm Rusia abstenoi.

Propozimi përcakton kushtet për një “armëpushim të plotë”, lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, kthimin e eshtrave të pengjeve të vdekur dhe shkëmbimin e të burgosurve palestinezë.

Plani përfshin tre faza që do të përfundonin me një plan rindërtimi shumëvjeçar për Gazën, e cila është shkatërruar kryesisht për shkak të luftimeve.

Faza e parë e planit ka të bëjë me një shkëmbim pengje-të burgosurish si dhe armëpushim afatshkurtër.

Faza e dytë përfshin një “përfundim të përhershëm të armiqësive”, si dhe një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Gaza, sipas një teksti të projekt-rezolutës së SHBA.

Faza e tretë fokusohet në perspektivën afatgjatë të zonës dhe do të nisë një plan rindërtimi shumëvjeçar për Gazën.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme