Bota 9 June 2024, 09:44 Nga VNA

Trauma dhe mungesë kujdesi/ Prindërit humbën jetën në luftën kundër Rusisë, tragjedia e heshtur e mbi 13 mijë fëmijët ukrainas

Ndaje në Whatsapp

Më shumë se 13.000 fëmijë nga Ukraina po rriten pa prindër. Para Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës në Berlin organizatat për fëmijët kërkojnë më shumë mbrojtje e ndihmë psikologjike për fëmijët ukrainas.

Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që mijëra fëmijë ukrainas të humbasin prindërit në luftë. Sipas të dhënave të organizatës “SOS-Kinderdorf” më shumë se 13.000 fëmijë ukrainas po rriten pa kujdesin prindëror. Organizata kërkoi para Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës që zhvillohet në Berlin një reformë të zgjeruar të sistemit të përkujdesit për fëmijët si edhe mbrojtjen e posaçme të tyre.

Kurse organizata “terres des hommes” kërkoi para Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës në Berlin një mbështetje më të madhe financiare për organizatat që kujdesen për fëmijët në Ukrainë. Konferenca duhet të kujdeset që fëmijët dhe adoloshentët e traumatizuar të marrin ndihmë psiko-sociale, tha koordindatori për Europën, Thomas Berthold për Shërbimin Evangjelist, epd. Aktualisht ofertat janë të pamjaftueshme, theksoi Berthold.Në të ardhmen do të rritet ndjeshëm numri i fëmijëve në nevojë

Arsyet për humbjen e prindërve janë të ndryshme. Drejtuesi i organizatës “SOS Kinderdorf” për fëmijët në Ukrainë, Serhii Lukashov u shpreh, se “një pjesë e prindërve kanë rënë në luftë, të tjerë janë të burgosur. Pas dy vitesh luftë gjithnjë e më shumë familje rrezikojnë të shkatërrohen nën barrën e luftës”. Sipas të dhënave të kësaj organizate, në të ardhmen “shumë, shumë më tepër” fëmijë ukrainas do të kenë nevojë për alternativa të kujdesit, jashtë familjes, citon agjencia e lajmeve, kna.

Në Ukrainë është një praktikë e zakonshme, që fëmijët të strehohen në jetimore të mëdha anonime. Aty ata rriten në kushte “shumë të këqija”. Organizata “SOS Kindërdorf” kërkon që kujdesi për fëmijët t’u përshtatet standardeve europiane, ku si kriter të shërbejnë të drejtat e fëmijëve.

Që para luftës në Ukrainë, rreth 100.000 fëmijë ukrainas rriteshin në jetimore, 1,3% e popullsisë. Më shumë se 90% e këtyre fëmijëve nuk janë jetimë, sipas Lukashov, por janë sjellë aty për shkak të varfërisë dhe nevojës emergjente ekonomike. “Kjo duhet të ndryshojë. Në vend që të dërgohen fëmijët në jetimore, duhet që të mbështeten familjet.” “SOS Kinderdorf” ka ngritur në disa rajone në Ukrainë qendra kujdesi për fëmijët./DW

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme