Bota 9 June 2024, 22:06 Nga VNA

Zgjedhjet evropiane/ Partia Popullore Europiane udhëheq bindshëm, lë pas social demokratët

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet evropiane/ Partia Popullore Europiane udhëheq bindshëm,

Projeksionet e para të vendeve në parlamentin europian janë bërë publike pas votimeve 4 ditore që u mbyllën sot. Është i qartë një avantazh i Partisë Popullore Europiane e cila projektohet me 186 vende në parlament, e ndjekur nga social demokratët me 133. Sakaq, më tej vijnë liberalët e Renew Europe me 82. Një disfatë ka pësuar për momentin edhe forca e gjelbër me 53 vende.

Në Francë, Fronti Nacional i Marine Le Pen e udhëhequr në këto zgjedhje nga Jordan Bardella mund të morri dyfishin e votave të partisë së presidentit Emmanuel Macron. Ky i fundit, pas projeksioneve të para ka njoftuar shpërndarjen e Asamblesë Kushtetuese dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare të parakohshme ku raundi i parë do të zhvillohet në 30 qershor dhe raundi i dytë në 7 korrik.

Sa i përketë Gjermanisë, partia e Scholz, SPD drejt kolapsit pasi renditet e treta e parakaluar nga ekstremi i djathtë AFD. Qendrat e votimit në Itali ende nuk janë mbyllur dhe pritet të përfundojë votimi në orën 23:00. Ndërsa e djathta ekstreme në Austri po shkon drejt fitores si forcë e pare.

Zgjedhjet për anëtarët e Parlamentit Europian filluan në datën 6 qershor, ndërsa dita e sotme (9 qershor) është edhe dita e fundit, ku pritet që të votojnë shumica e vendeve të BE. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen bëri thirrje për të marr pjesë në votim, teksa ajo vetë votoi në Burrdorg, pranë Hanoverit, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj Heiko.

NDërkohë Holandezët votuan të enjten, më 6 qershor, kjo u pasua nga Irlanda më 7 qershor dhe më pas Letonia, Malta dhe Sllovakia më 8 qershor. Republika Çeke dhe Italia votuan për dy ditë: përkatësisht 7-8 dhe 8-9 qershor.

Mosha minimale e votimit ndryshon, por për shumicën e vendeve evropiane është 18 vjeç. Për herë të parë në Gjermani lejohen të votojnë edhe të miturit, pasi mosha e votimit të vendit për zgjedhjet evropiane është ulur nga 18 në 16 vjeç. Kjo ka rritur numrin e votuesve me të drejtë vote në Gjermani nga rreth 61.5 milionë në vitin 2019 në pak më pak se 65 milionë këtë vit.

Gjithsej janë rreth 720 anëtarë të Parlamentit Evropian (PE) do të zgjidhen mes mijëra kandidatëve.

Parlamenti Evropian është trupi i vetëm i Bashkimit Evropian që përfaqëson shtetasit e vendeve anëtare. Funksioni i tij primar përfshin negocimin e ligjeve të BE-së me anëtarë të qeverive, që përfaqësohen prej Këshillit Evropian. Parlamenti, po ashtu, miraton buxhetin e BE-së dhe voton për marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe për zgjerimin e bllokut evropian. Ky institucion ka përgjegjësi mbikëqyrëse, përfshirë fuqinë për të miratuar apo refuzuar emërimin e presidentit të Komisionit Evropian  pozitë në të cilën është aktualisht Ursula von der Leyen e Gjermanisë dhe të komisionarëve.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme