Bota 9 June 2024, 09:50 Nga VNA

Koreja e Veriut dërgon balona me mbeturina drejt Koresë së Jugut

Ndaje në Whatsapp
Koreja e Veriut dërgon balona me mbeturina drejt Koresë së Jugut

Mëngjesin e të dielës, Koreja e Veriut u përball me një “ushtri” balonash të nisura nga Koreja e Veriut që përmbanin mbeturina.

330 balona u nisën nga Koreja e Veriut drejt Jugut, prej të cilave 80 u gjetën në territorin e Koresë Jugore.

Në kundërpërgjigje, koreano-jugorët njoftuan se do të fillojnë transmetimet propagandistike me altoparlamentë të mëdhenj kundër Koresë së Veriut.

Presidenti i Koresë së Jugut tha se nga sot do të instalohen altoparlantët që do të transmetojnë thirrje kundër diktatorit Kim Jong Un që do të dëgjohen deri në Korenë e Veriut. Në altoparlamentë do të propagandohet kundër regjimit të Koresë Veriore dhe do të transmetohen mesazhe shprese për qytetarët dhe ushtrinë.

Gjatë javëve të fundit, aktivistë në Korenë e Jugut nisën dhjetra balona me mesazhe propagande kundër Kim Jong Un. Ky veprim zemëroi Korenë Veriut që u kundërpërgjigj njësoj.

Në fund të muajit Maj dhe fillim të Qershorit, shteti komunist nisi drejt Koresë së Jugut rreth 1000 tullumbace dhe balona që mbanin bishta cigaresh dhe letra higjienike. Ata rifilluan nismën këtë fundjavë.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme