Lifestyle 7 Tetor 2024, 11:14 Nga VNA

Anne Hathaway konfirmon rikthimin e një prej filmave më të shumëpritur

Ndaje në Whatsapp
Anne Hathaway konfirmon rikthimin e një prej filmave më të

Më në fund është konfirmuar një nga filmat më të shumëpritur. Ka qenë aktorja e njohur, Anne Hathaway, e cila ka dhënë lajmin për “The Princess Diaries 3”. Kjo i ka lumturuar shumë fansat e saj besnikë, pasi është vazhdimi i filmave ku ajo luajti me Disney-n disa vite më parë.

Përmes rrjeteve të saj sociale, Anne Hathaway ka shprehur kënaqësinë dhe emocionin e saj për fillimin e xhirimeve të këtij filmi të ri, vazhdimësi të filmave me të cilët filloi karrierën e saj, ‘The Princess Diaries’ dhe ‘The Princess Diaries 2’.

Kështu, Anne Hathaway ka befasuar fansat e saj në rrjetet sociale, pasi ka konfirmuar se pas shumë kërkesave do të ketë një pjesë të tretë të filmit ‘The Princess Diaries’.

Përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram, Hathaway ka bërë të qartë se filmi ‘The Princess Diaries 3’ është një nga filmat për të cilin ajo është më e emocionuar.

“Mrekullitë ndodhin. Kthim në Genovia. Përralla vazhdon”. -ka shkruar aktorja.

Por nuk është vetëm “The Princess Diaries 3” projekti i radhës për aktoren amerikane, pasi ajo është duke punuar edhe për filma të tjerë. Anne Hathaway do të fillojë gjithashtu xhirimet “The Devil Wears Fashion 2” në muajt në vijim, një tjetër film ikonik që e ngriti atë në majat e Hollivudit, pasi luajti përkrah yjeve si Meryl Streep dhe Emily Blunt.

Video

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Koloni izraelit sulmon një murgeshë të krishtere në rrugët e qytetit të shenjtë të Jerusalemit. Video marrë nga Motaz Azaiza

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme