Lifestyle 6 October 2024, 11:55 Nga VNA

Dua Lipa u prezanton fansave një tjetër recetë 'të çuditshme' (Video)

Ndaje në Whatsapp
Dua Lipa u prezanton fansave një tjetër recetë 'të

Pas akullores me vaj ulliri, ylli shqiptar, Dua Lipa i ka prezantuar ndjekësve një tjetër recetë të çuditshme, Cola dietike me lëngë turshie.

Përveç hiteve të saj të njohura, duket se Dua Lipa po bëhet e famshme edhe për kombinimet e saj të pazakonta ushqimore.

Në një video të postuar në TikTok, ajo filloi me fjalët: “Hapi i parë, ‘diet coke’ dhe pastaj lëng turshie, më pas disa turshi”.

Por receta nuk përfundoi këtu. Ajo vazhdoi duke shtuar lëng speci djegës dhe disa copa speci për ta kompletuar pijen.

Ndërsa përgatiti këtë përzierje të pazakontë, ajo u shpreh: “Të gjithë po më shikojnë. Zonja aty para po mendon ‘Çfarë po bën ajo?’”.

Reagimet e miqve të saj për pijen ishin të ndryshme, me disa që shfaqën habi për shijen e fortë të turshisë, por Dua, nga ana e saj, e pëlqeu rezultatin duke thënë: “Kjo është… mmmmmm”.

Ky kombinim i pazakontë vjen pas zbulimit të saj të mëparshëm se ajo i pëlqen të shtojë vaj ulliri dhe kripë deti në akulloren me vanilje, në vend të shijes tradicionale të çokollatës. Sipas saj, shumë persona që kanë provuar këtë kombinim janë bërë fansa të tij.

 

[video width="202" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/vna.al/wp-content/uploads/2024/10/67025a193ed74-1.mp4"][/video]

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme