Lifestyle 5 October 2024, 16:12 Nga VNA

Studimi paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050

Ndaje në Whatsapp
Studimi paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050

  • Fakti, që antibiotikët nuk funksionojnë, po bëhet një problem gjithnjë e më i madh. Sipas një studimi deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë vetë mund të vdesin nga mikrobet rezistente ndaj antibiotikëve.

Rezistenca e shumë patogjenëve ndaj antibiotikëve mund të shkaktojë deri në vitin 2050 më shumë se 39 milionë vdekje në mbarë botën. Në 169 milionë vdekje të tjera patogjenë të tillë mund të luajnë së paku një rol. Në këtë rezultat arriti studimi i një ekipi hulumtuesish të udhëhequr nga Christopher Murray nga Universitetiy of Washington në Seattle. Studimi përdori 520 milionë grupe të dhënash për të përshkruar zhvillimin e rezistencës ndaj antibiotikëve në periudhën nga viti 1990 deri në vitin 2021 në një model kompjuterik. Mbi këtë bazë u krijua një parashikim për vitet e ardhshme, i cili prezantohet në revistën prestigjioze mjekësore "The Lancet”. Të qenët në gjendje për të vlerësuar zhvillimet e ardhshme, është thelbësore për kundërmasat, të cilat shpëtojnë jetë, tha Mohsen Naghavi nga University of Washington, një nga autorët kryesorë të studimit. Të moshuarit veçanërisht të rrezikuar Megjithatë zhvillimi është shumë i ndryshëm në varësi të grupmoshave. Ndërsa numri i vdekjeve të lidhura me rezistencën tek fëmijët nën moshën pesë vjeç mundi të zvogëlohej me 50 për qind, te njerëzit e moshës 70 vjeç e lart ai u rrit me 80 për qind. Një arsye e rëndësishme për rezistencën ndaj atibiotikëve është përdorimi i gabuar ose i tepruar i ilaçeve. Shtimin e rasteve tek të moshuarit studiuesit e lidhin me efektshmërinë më të ulët apo intolerancën ndaj vaksinave dhe ilaçeve tek të moshuarit, si dhe me numrin më të madh të sëmundjeve te kjo grupmoshë. Për shkak se grupi i popullsisë mbi moshën 64-vjeçare do të rritet në vitet e ardhshme, sipas modelit edhe vdekjet e lidhura me rezistencën në përgjithësi mund të rriten deri në vitin 2050. Përdorimi i tepërt i ilaçeve Ekspertët paralajmërojnë prej kohësh për rritjen e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve. Një arsye e rëndësishme për këtë është përdorimi i gabuar ose i tepruar i ilaçeve. Antibiotikët ndihmojnë vetëm kundër baktereve. Për infeksionet virale, ku bën pjesë shumica e ftohjeve, ato janë joefektive, por rekomandohen ende shpesh. Megjithatë çdo përdorim mund të çojë në shtimin e baktereve rezistente. Se sa i madh është problemi me rezistencën, nuk është aq e lehtë të përcaktohet, sepse për shembull, nëse gjatë trajtimit të kancerit lindin ndërlikime nga mikrobet multirezistente, shkaku i vdekjes së pacientit zakonisht i atribuohet megjithatë kancerit. DW

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme