Sociale 28 August 2024, 15:27 Nga VNA

Aksidentet, në janar-korrik u rritën me 39.8%, shkak sjellja e drejtuesve të mjeteve

Ndaje në Whatsapp
Aksidentet, në janar-korrik u rritën me 39.8%, shkak sjellja e

Korriku ka regjistruar sërish një numër më të lartë aksidentesh në raport me muajin e 7 të një viti më parë ku në total u regjistruan 146 raste me një rritje 16.8 për qind.

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave që  nënvizon se këto janë të dhëna paraprake dhe ende në përditësim tregojnë se pavarësisht numrit më të lartë të aksidenteve, fataliteti i tyre ka qenë më i ulët.

“Në muajin Korrik 2024 numërohen 146 aksidente rrugore, nga të cilët 191 janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).  Gjatë këtij shtatë mujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, nga 16,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë”, thuhet në publikim.

Në një analizë më të detajuar për shkaktarët e aksidenteve, publikimi nënvizon se kryesisht dominon sjellja e drejtuesve të mjeteve në timon dhe në një numër më të ulët sjellja e këmbësorëve.

“Aksidentet rrugore, në 91,1% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,3% të numrit të aksidenteve gjithsej. Në muajin Korrik 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë me 19,2%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte, me 8,9%” thuhet në publikimin e INSTAT.

I njëjti vlerëson se numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 19,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./Monitor

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme