Sociale 28 August 2024, 13:03 Nga VNA

Rishikohet buxheti, 27 miliardë lekë shkojnë për Bujqësinë, Ministrinë e Brendshme dhe 300 milionë lekë për shpërblimin e sportistëve

Ndaje në Whatsapp
Rishikohet buxheti, 27 miliardë lekë shkojnë për

Ministri i Financave, Petrit Malaj ka njoftuar ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2024.

Kreu i Financave bëri me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshimet në buxhet, duke i hapur rrugën rishpërndarjes së 27 miliardë lekëve.

"Kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024, duke rritur të ardhurat për këtë vit në vlerën 267 miliardë lekë. Këto shtesa janë menduar të shpërndahen në sektorët që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe ato që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik. Më konkretisht, kemi rritur financimet shtesë për Ministrinë e Bujqësisë me 500 milionë lekë për skemën e granteve të fermerëve. Kemi rritur 200 milionë lekë për Ministrinë e Shëndetësisë dhe për Ministrinë e Brendshme me 1.3 miliardë lekë për kompensimin ushqimor të policëve, krahas orëve shtesë të punës. Për Ministrinë e Arsimit 300 milionë lekë për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira. Kemi rritur financimet dhe për Ujësjellës Kanalizimet me 2 miliardë lekë". Kjo është hera e dytë për këtë vit që ndërhyhet me Akt Normativ nga qeveria në buxhet, kur mbeten edhe 4 muaj nga përfundimi i 2024.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme