Sociale 27 Gusht 2024, 14:21 Nga VNA

Turizmi i aventurës, 8 Zip line dhe shtigje për ngjitje nga Valbona në Voskopojë

Ndaje në Whatsapp
Turizmi i aventurës, 8 Zip line dhe shtigje për ngjitje nga Valbona

Turizmi i aventurës është një nga segmentet që ka parë rritje të interesit nga viti në vit ku kryesisht janë të huajt që duan të eksplorojnë Shqipërinë në këtë dimension.

Por oferta e aktiviteteve plotësuese për këtë aktivitet përveç ecjeve në natyre apo disa aktiviteteve sportive të izoluara në disa rajone ende mbetet e vakët.

Një projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit duket se synon rritjen e larmishmërisë së aktiviteteve të turizmit të aventurës në disa rajone përmes projektimit dhe ndërtimit të 8 Zip line dhe 2 via fërrata (shtigje për ngjitje në zona shkëmbore me instalime hekuri).

Një procedurë më fond limit 166 milionë lekë apo 1.66 milionë euro ka në objekt të saj “Ndërhyrje në infrastrukturën turistike të aventurës, Zip line, ura të varura, Via ferrata, parqe aventure, etj:

Zip Line në Kullën 360° në Divjakë, në liqenin e Roshnikut, Berat, në liqenin e qytetit të Belshit, në Eco Park Dumrea, Belsh, në liqenin e Fun”.

FSHZH argumenton se objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është projektimi dhe ndërtimi i 8 Zip Line dhe 2 Via Ferrata për të realizuar ndërtimin e infrastrukturës turistike të aventurës në zonat e projektit duke kontribuar në rritjen e potencialit turistik, për pasojë rritjen e mirëqenies sociale dhe ekonomike në këto zona.

Konkretisht janë parashikuar:

  • Ndërtim i Zip Line në kullën 360° në Parkun Kombëtar të Divjakës;
  • Ndërtim i Zip Line në liqenin e Roshnikut, Nj. Administrative Roshnik, Bashkia Berat;
  • Ndërtim i Zip Line në kullën panoramike mbi liqenin e qytetit të Belshit, Bashkia Belsh;
  • Ndërtim i Zip Line në liqenin e Grekanit, Eco Park Dumrea, Nj, Administrative Grekan, Bashkia Belsh;
  • Ndërtimi i Zip Line në liqenin e Funarit, Nj. Administrative Funar, Bashkia Elbasan;
  • Ndërtim i Zip Line në liqenin e Gjelbër, në fshatin Lalëz, Nj. Administrative Ishëm, Bashkia Durrës;
  • Ndërtim i Zip Line në parkun kombëtar “Lugina e Valbonës”, Nj. Administrative Margegaj, Bashkia Bajram Curri;
  • Ndërtim i Zip Line në Voskopojë, Bashkia Korçë;
  • Ndërtim i Via Ferrata në Buronjat e Kuçit, Nj. Administrative Horë – Vranisht, Bashkia Himarë;
  • Ndërtim i Via Ferrata në kanionin e Gjipes, Bashkia Himarë. /Monitor

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme