Sociale 25 Gusht 2024, 15:37 Nga VNA

Arrestimi i themeluesit të “Telegram”, avokati Eduard Halimi ngre dyshime: Mund të jetë një Sky ECC numër 2

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i themeluesit të “Telegram”, avokati Eduard Halimi

Avokati Eduart Halimi duke komentuar arrestimin e themeluesit të rrjetit social “Telegram”, Pavel Durov në një aeroport të Francës, shprehet se mund të fsheh një skandal të ri global.

Halimi i refereohet rastit të aplikacionit Sky ECC i cili pasi u zbërthye nga autoritetet franceze në vitin 2021, rezultoi në arrestimin e shumë personave të lidhur me rrjetet kriminale dhe që pati një valë arrestimesh në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

Avokati më tej ngre dyshime se nëse autoritetet do të kishin qasje në të dhënat e koduara të Telegramit, kjo do të mund të zbardhte një rrjet të gjerë komunikimesh të paligjshme, të ngjashme me ato që u zbuluan nga Sky ECC.

Sipas tij, në Shqipëri pas mbylljes së Sky ECC, Telegram ka vazhduar të përdoret në mënyrë të vrullshme nga individë dhe grupe që kërkojnë privatësi në komunikim.

Halimi më tej thotë se ndryshe nga Sky ECC, Telegram është një platformë publike me mbi 900 milion përdorues në të gjithë botën, dhe çdo ndërhyrje ligjore ndaj tij do të përbënte një sfidë të jashtëzakonshme në ruajtjen e balancës mes sigurisë publike dhe privatësisë individuale.

Postimi i plotë i Eduard Halimi:

Nga Sky ECC tek Telegram: Arrestimi i Pavel Durov ngjall frikën e një Skandali të ri Global!

Sky ECC, një nga aplikacionet më të njohura për komunikime të koduara, u zbulua dhe u zberthye nga autoritetet franceze në vitin 2021, pas një urdhëri nga gjyqtari francez, duke krijuar një nga rastet më unike në historinë globale të drejtësisë.

Ky hetim rezultoi në arrestimin e shumë personave të lidhur me rrjetet kriminale që përdornin këtë aplikacion për aktivitete të paligjshme. Një ndër arrestimet më të bujshme ishte ai i CEO-së së Sky ECC, Jean-François Eap, i cili u akuzua për menaxhimin e një platforme që u përdor masivisht nga organizatat kriminale.

Zbulimi dhe goditja e Sky ECC shkaktoi një valë arrestimesh në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ku disa zyrtarë, gjyqtarë dhe prokurorë u zbuluan se ishin në bashkëpunim me kriminelët përmes përdorimit të këtij aplikacioni. Ndërthuren aty sa vrasjet, po aq lidhjet me politikën per zgjedhjet e vitit 2021, mardhënien me drejtuesit e lartë të gjyqësorit dhe prokurorisë për tia kaluar x apo y prokurori dosjen pasi miku ynë politikan na e zgjidh me të!

Kjo ndërhyrje ishte një goditje e rëndësishme kundër krimit të organizuar, lidhet me politikën dhe zyrtarët e drejtësisë duke dëshmuar fuqinë e ligjit ndaj teknologjisë së krimit.

Sot, historia duket se po përsëritet, pasi themeluesi i Telegram, Pavel Durov, është arrestuar në një aeroport në Francë.

Arrestimi i Durov ngre pyetje të mëdha rreth sigurisë dhe privatësisë në epokën e komunikimeve të koduara.

* A është e mundur që Telegram të përfundojë në të njëjtin skenar si Sky ECC?

Nëse autoritetet do të kishin qasje në të dhënat e koduara të Telegramit, kjo do të mund të zbardhte një rrjet të gjerë komunikimesh të paligjshme, të ngjashme me ato që u zbuluan nga Sky ECC. Telegram është përdorur gjerësisht jo vetëm nga përdorues të thjeshtë, por edhe nga individë dhe grupe që kërkojnë një nivel të lartë sigurie në komunikimet e tyre.

Në Shqipëri, pas mbylljes së Sky ECC në vitin 2021, Telegram ka vazhduar të përdoret në mënyrë të vrullshme nga individë dhe grupe që kërkojnë privatësi në komunikim. Megjithatë, ndryshe nga Sky ECC, Telegram është një platformë publike me mbi 900 milion përdorues në të gjithë botën, dhe çdo ndërhyrje ligjore ndaj tij do të përbënte një sfidë të jashtëzakonshme në ruajtjen e balancës mes sigurisë publike dhe privatësisë individuale.

Në përfundim, ndërkohë që rasti i Sky ECC ka vendosur një precedent të rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, arrestimi i Pavel Durov dhe ndërhyrja e mundshme ndaj Telegramit do të sjellë sfida të reja dhe komplekse.

Mbetet për t'u parë nëse drejtësia do të jetë në gjendje të përballojë këto sfida pa kompromentuar të drejtat e privatësisë që shumë përdorues të Telegramit e konsiderojnë thelbësore.

Deri tani ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi arrestimin e pronarit të Telegram por teoritë konspirative janë vënë në lëvizje!

Ndaj le të presim para se të bëjmë një analizë më te zgjeruar dhe lidhje mes tyre!

Video

Roberto Baggio hyn edhe në TikTok dhe e bën menjëherë viral debutimin e tij. Në videon e parë, legjenda italiane bën disa prekje topi, gjuan fort dhe më pas dëgjohet zhurma e xhamave që thyhen. Pastaj kthehet nga kamera dhe thotë thjesht: “Nga sot jam edhe unë në TikTok”. Rezultati? Brenda pak orësh mbi 2 milionë shikime dhe qindra mijëra ndjekës.

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme