Sociale 26 August 2024, 12:23 Nga VNA

Vijon mungesa e ilaçeve për trajtimin e kancerit tek Onkologjiku, gazetari Osman Stafa: Mjekët thonë që Ministria e Shëndetësisë është institucioni që duhet t’i sigurojë

Ndaje në Whatsapp
Vijon mungesa e ilaçeve për trajtimin e kancerit tek Onkologjiku,

Mungesa e ilaçeve tek spitali Onkologjik vijon të mbetet një shqetësim për pacientët që trajtohen nga kanceri. Gazetari Osman Stafa bën me dije se aktualisht dy medikamente irinotekani që shërben për trajtimin e kancerit në zorrën e trashë dhe Carboplatine që përdoret për trajtimin e kancerit të vezoreve vazhdojnë të mungojnë tek Onkologjiku.

Gazetari shprehet se shqetësimi është ngritur nga mjekët e këtij spitali, të cilët shprehen se këto ilaçe nuk gjenden në farmaci pasi janë medikamente spitalore që duhet t’i sigurojë Ministria e Shëndetësisë.

Reagimi i plotë i gazetarit Osman Stafa:

SI MUND TË JENI KAQ TË QETË?

PO I LINI NJERËZIT ME KANCER PA TRAJTIM.

A NUK JU VRET KJO?

AKTUALISHT,

2 medikamente kimio vazhdojnë mungojnë në ONKOLOGJIK.

1. IRINOTEKANI - medikament kimio i cili shërben për trajtimin e kancerit të zorrës së trashë. Medikament shumë i rëndësishëm.

2. CARBOPLATINE - Përdoret për trajtimin e kancerit të avancuar të vezoreve.

TË SËMURËT ME KANCER QË TRAJTOHEN ME KËTO ILAÇE NUK PO MARRIN TRAJTIMIN.

Mjekët e Onkologjikut, më thonë që situata është shumë e rëndë. Mjekët nuk janë përgjegjës për sigurimin e ilaçeve kimio, është Ministria e Shëndetësisë.

Kimiot janë ilaçe të cilat nuk gjendet në farmaci, por janë medikamente spitalore që sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë.

Nëse pacienti se merr kimion siç duhet, dhe sipas protokollit, nuk i jep asnjë rezultat pozitiv.

Edhe Jodi Radioaktiv, vazhdon mungesë që prej janarit të këtij viti. Gati 9 muaj.

Pacientët me kancer të tiroides janë pa mjekim.

Ajo që po ndodh me kurimin e këtyre sëmundjeve është krim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme