Sociale 26 August 2024, 14:46 Nga VNA

Plagjaturat dekorojnë njëri tjetrin

Ndaje në Whatsapp
Plagjaturat dekorojnë njëri tjetrin
  • ‌Sot Presidenti Begaj dekretoi rektorët e rinj, dalë pas zgjedhjeve të 21 Qershorit. Në 90% të rasteve, rektorët garuan të vetëm, pa kandidatura përballë.

Edhe pse në mëngjes u publikuan fakte se si kreu i shtetit, Bajram Begaj ka mbrojtur titullin "profesor i asociuar" me punim plagjaturë, në mesditë,  "hëngri turpin me bukë" teksa dekretoi "kolegët" , rektorët e rinj.

Në "paradën"  mesditës presidenti Begaj, shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Orgerta Manastirliu, e kapur dhe ajo me plagjaturë në punimin të saj shkencor, dorëzuan çelësat e arsimit shqiptar rektorëve të rinj, disa prej të cilëve kanë gjithashtu punime plagjaturë. Madje ndër t'a i rizgjedhur në krye të Universitetit të Tiranës, spokat Artan Hoxha, po me plagjaturë.

Në njoftimin për media Presidenca sqaron se: "Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g”, nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 39, pika 8 e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultateve të zgjedhjeve për organet dhe autoritetet drejtuese në universitetet publike, përcjellë nga Ministri i Arsimit dhe Sportit, dekretova emërimet e rektorëve të universiteteve publike".

Nga zgjedhjet akademike mbajtur në qershor për rektor, dekanë dhe për senatin akademike, 90% prej tyre ishin në garë si kandidatë të vetëm. Teksa fituesit, shumica prej tyre ishin me afilacion politik, pranë mazhorancën qeverisëse.

Në Universitetin e Tiranës u rizgjodh rektor Artan Hoxha.

Në Fakultetin e Mjekësisë rektor  u zgjodh prof. Xheladin Draçini me shumicë absolute.

Në Universitetin e Arteve rektor u zgjodh Erald Bakalli.

Në universitetin e Politeknikut është zgjedhur rektor prof. Akil Fundo.

Në Universitetin Bujqësor u rizgjodh Fatbardh Sallaku.

Në Universitetin e Sporteve do të jetë sërish rektor edhe për 4 vite të tjera Agron Kasa.

Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër u zgjodh rektor Tonin Gjuraj.

Në Universitetin “Fan Noli” Korçë u zgjodh rektor i ri Lorenc Ekonomi.

Në universitetin  "Ismail Qemali" në Vlorë u zgjodh rektor Aurela Saliaj.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës mandatin 4-vjeçar për rektor të këtij universiteti e ka fituar pedagogu dhe ish-dekani Shkëlqim Fortuzi.

Në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u zgjodh rektore Elvira Fetahu. Në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, Jaho Canaj.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme