Bota 18 August 2026, 19:17 Nga VNA

Aksident me një anije turistike në Zakynthos, gjashtë të plagosur – arrestohet kapiteni

Ndaje në Whatsapp
Aksident me një anije turistike në Zakynthos, gjashtë të

Një aksident detar është regjistruar mbrëmjen e së hënës në Zakynthos të Greqisë, ku një anije turistike me 24 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit u përplas me blloqe betoni gjatë kthimit në portin e Agios Nikolaos Volimon.

Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur gjashtë pasagjerë. Pas mbërritjes së anijes në port, dy prej tyre u transportuan me ambulancë drejt Spitalit të Përgjithshëm të Zakynthos, ndërsa katër të tjerë u dërguan me automjete private për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas trajtimit, pesë prej të plagosurve u larguan nga spitali, ndërsa një 60-vjeçar grek vijon të jetë i shtruar.

Autoritetet portuale arrestuan kapitenin 41-vjeçar grek të anijes. Ndaj tij janë ngritur akuza që lidhen, ndër të tjera, me ekspozimin ndaj rrezikut dhe shkaktimin e dëmtimeve trupore nga pakujdesia, si edhe me shkelje të legjislacionit detar.

Ndërkohë, anijes turistike i është ndaluar lundrimi deri në paraqitjen e dokumentacionit që vërteton aftësinë e saj për të lundruar në mënyrë të sigurt.

 

Video

Spektakël dhe adrenalinë në qiell! Rreth 150 pilotë nga e gjithë bota konkurruan në Kampionatin Botëror të Paragliding, duke përshkuar një itinerar prej rreth 100 kilometrash me pika të përcaktuara përmes GPS-it. Shpejtësia, koha dhe qëndrimi në krye të garës përcaktuan pikët, ndërsa dhjetëra paragliderë dhuruan pamje spektakolare në qiell.

Një ngjarje e rëndë është raportuar pranë kufirit mes Republikës së Afrikës Qendrore dhe Kamerunit, ku një rrëshqitje dheu ka goditur një minierë artizanale ari. Sipas autoriteteve lokale, dhjetëra persona dyshohet se janë varrosur nën masën e dheut, ndërsa ekziston frika se disa prej tyre mund të jenë ende të bllokuar nëntokë. Ngjarja ka ndodhur teksa njerëzit ndodheshin duke punuar në minierë. Rrëshqitja e dheut ka zënë në befasi punëtorët, duke shkaktuar një situatë të rëndë. Ende nuk ka një bilanc përfundimtar të viktimave, ndërsa vijojnë përpjekjet për të përcaktuar numrin e personave të bllokuar dhe për zbardhjen e plotë të përmasave të tragjedisë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

Policia Kufitare në aeroportin Milano Malpensa ka arrestuar 10 gra, mes tyre edhe të mitura, të dyshuara për rreth 100 vjedhje. Sipas autoriteteve, ato shfrytëzonin turmat në ashensorë për të shpërqendruar udhëtarët dhe për t’u vjedhur kuleta, para dhe sende me vlerë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme