Sociale 10 December 2024, 18:20 Nga VNA

Administrata nuk e “tërhoqi” dot biznesin; Pagat rriten ndjeshëm në shtet, ulen tek privati

Ndaje në Whatsapp

Ndonëse filozofia e kryeministrit ishte që rritja e pagave në shtet do të tërhiqte edhe sektorin privat, kjo nuk ka ndodhur.

Administrata shtetërore i është gëzuar një rritjeje të ndjeshme të pagave në tremujorin e tretë të këtij viti, si në raport me tremujorin e mëparshëm ashtu edhe me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

E kundërta ka ndodhur me ata që punojnë në sektorin privat, të cilët në verë kanë marrë më pak se tremujorin e mëparshëm, ndërsa edhe në krahasim me verën e një viti më parë, rritja ka qenë e lehtë.

INSTAT raportoi se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të tretë 2024, është 77.669 lekë, duke u rritur me 8,6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin shtetëror arriti rekordin e 96.800 lekëve, me një rritje prej gati 15% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vlerë, të punësuarit në shtet marrin 12.500 lekë më shumë në muaj. Edhe në krahasim me tremujorin e mëparshëm, paga është rritur me gati 11.000 lekë. Në korrik hyri në fuqi rritja e pagave për mjekët, mësuesit dhe punonjësit e ushtrisë. Në të kundërt, në sektorin privat, rritja e pagave me bazë vjetore ka qenë shumë e ulët.

Sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare mujore për një të punësuar me pagë në sektorin privat ishte 69.000 lekë në tremujorin e tretë. Në krahasim me tremujorin e mëparshëm, paga mesatare në privat ka shënuar një rënie të lehtë. Edhe në raport me një vit më parë, rritja është shumë më e ulët se në shtet, me 5,4%, ose 3.500 lekë më shumë.

Drejtoria e Tatimeve ka nisur në tremujorin e fundit 2024 një aksion ndaj informalitetit të punës në sektorin privat, fillimisht duke njoftuar subjektet të deklarojnë pagat reale dhe nga dhjetori ka nisur edhe kontrollet në bizneset e konsideruara me risk.

Bankat, sigurimet dhe IT, me pagat më të larta

Gjatë tremujorit të tretë 2024, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar janë aktivitetet financiare dhe të sigurimit, si dhe informacioni dhe komunikacioni.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të tretë 2024 paga mesatare bruto për grup-aktivitetin “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale” ka rritjen më të madhe prej 14,5%, ndërsa rritjen më të vogël e ka grup-aktiviteti “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” prej 3,8%.

Gjatë tremujorit të tretë 2024, grup-profesionet e “Menaxherëve, ligjvënësve, nëpunësve të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorëve ekzekutivë” dhe “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”, ofrojnë pagat mesatare mujore bruto më të larta, krahasuar me pagën mesatare në nivel kombëtar.

/Monitor.al/

 

[caption id="attachment_23991" align="alignnone" width="696"] Screenshot[/caption]

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme