Bota 21 January 2025, 21:48 Nga VNA

Zjarri në resortin e skive në Turqi/ Rritet bilanci i viktimave, shkon në 76 numri i të vdekurve

Ndaje në Whatsapp
Zjarri në resortin e skive në Turqi/ Rritet bilanci i viktimave, shkon

Numri i të vdekurve nga zjarri në resortin e skive Kartalkaya në provincën Bolu në Turqinë veriore është rritur dhe ka shkuar në 76 , tha ministri i brendshëm turk Ali Gerlikaya.

Raporti i mëparshëm i viktimave fliste për 66 të vdekur dhe 51 të plagosur.

Ministri i Brendshëm tha gjithashtu se nëntë persona janë arrestuar në lidhje me zjarrin. Mes të arrestuarve është edhe pronari i resortit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan shpalli më herët ditë zie kombëtare. Në deklaratat e tij pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, në Ankara, ai tha se ka nisur një hetim gjyqësor dhe administrativ për shkaqet e zjarrit.

Ai tha se për mbarëvajtjen e hetimeve janë caktuar gjashtë prokurorë, dy inspektorë të Administratës Publike, katër inspektorë të Ministrisë së Punës dhe një komision prej pesë anëtarësh ekspertësh.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe katër ministra të qeverisë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme