Bota 20 January 2025, 22:48 Nga VNA

Presidenti i Panamasë reagon ashpër pas deklaratës së Trump: Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë

Ndaje në Whatsapp
Presidenti i Panamasë reagon ashpër pas deklaratës së Trump:

Presidenti i Panamasë, José Raul Mulino ka nxituar të hedhë poshtë premtimin e Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të "marrin përsëri" Kanalin e Panamasë, pak pasi deklarata e tij u theksua edhe njëherë gjatë fjalimit në ceremoninë e inaugurimit të tij si President.

"Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë dhe administrata e tij do të vazhdojë të jetë nën kontrollin panamez në lidhje me neutralitetin e tij të përhershëm", tha Mulino në një deklaratë pas betimit të Trump.

Mulino gjithashtu hodhi poshtë pretendimin e Trump se Kina po "operon" kanalin, i cili lidh Detin e Karaibeve me Oqeanin Paqësor.

Nuk ka prani të asnjë kombi në botë që ndërhyn në administratën tonë", tha Mulino pa përmendur drejtpërdrejt Kinën.

Presidenti i Panamasë bëri thirrje për dialog për këtë çështje për të “sqaruar pikat e përmendura pa cenuar të drejtën” e vendit të tij, “sovranitetin total dhe pronësinë e Kanalit”.

Ndërkohë Autoriteti që menaxhon Kanalin e Panamasë i tha CNN se nuk ka një reagim për komentet e Trump.

Trump pretendoi gjatë fjalimit të tij inaugurues se Panamaja ka shkelur marrëveshjet e traktateve që kërkojnë neutralitet në operacionet e kanalit dhe anijet amerikane po taksohen rëndë sipas tij.

“Anijet amerikane po ngarkohen rëndë dhe nuk trajtohen në mënyrë të drejtë në asnjë mënyrë apo formë dhe kjo përfshin Marinën e Shteteve të Bashkuara. Dhe mbi të gjitha, Kina po operon Kanalin e Panamasë dhe ne nuk ia dhamë atë Kinës. Ne ia dhamë Panamasë. Dhe ne do e marrim sërish atë”, pohoi Trump.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme