Bota 19 January 2025, 18:53 Nga VNA

Krimi blen telefona me vlerë 5 mijë euro, katër modele me teknologji izraelite

Ndaje në Whatsapp
Krimi blen telefona me vlerë 5 mijë euro, katër modele me

“Komunikimi i sigurtë, është gjysma e punës për krimin e organizuar, i cili paguan shuma të majme që planet e trafikut të drogës apo krimeve kundër jetës të mos aksesohen nga të tretë. Hetimet e SPAK me autoritetet e huaja e kryesisht ato italiane, tregojnë se Encrochat dhe Sky nuk ishin të vetmit aplikacione komunikimi që përdoreshin prej tyre dhe as më të sigurtit”, raporton gazetarja Bleona Metushi.

Spectre, Secure Group, Security Chat dhe Matrix, ky i fundit i aksesuar tashmë nga autoritetet sipas një bashkëpunëtori drejtësie në Itali, bliheshin nga mafia atje për 5 mijë Euro secili në Spanjë.

Pajisjet që mbartin aplikacionet përkatëse kanë teknologji izraelite dhe u jepen bashkëpunëtorëve që merreshin me ato që konsiderohen punë operative në terren, siç ishin shqiptarët që nxirrnin kokainë nga portet e Italisë.

Një tjetër pajisje telefonike, por kjo e përdorur nga një rreth i ngushtë shqiptarësh që po ashtu bënin tërheqjen e kokainës nga portet, ishte edhe Google Pixel.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme