Bota 20 January 2025, 19:52 Nga VNA

“Do kemi misione hapësinore për në Mars”, Trump: SHBA do marrë sërish Kanalin e Panamasë, do kemi ushtrinë më të madhe në glob

Ndaje në Whatsapp
“Do kemi misione hapësinore për në Mars”, Trump: SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump, pas betimit, dha disa premtime përpara të pranishmëve. Ai tha se SHBA do të ketë misione hapësinore në planetin Mars. Trump shtoi se SHBA do të rikthejë lavdinë, duke shtuar ekonominë e territorin. Gjithashtu, Trump premtoi se SHBA do ta ketë ushtrinë më të madhe në glob.

“Do të kemi ushtrinë më të madhe në botë. Do të jem paqebërës dhe unifikues. Pengjet në Lindjen e Mesme po kthehen tek familjet e tyre. Amerika do admirohet në të gjithë botën. Gjirin e Meksikës do ta bëjmë Gjiri i Amerikës. 36 mijë njerëz nga SHBA kanë humbur jetën duke ndërtuar Kanalin e Panamasë dhe Panamaja na ka premtuar se qëllimi i marrëveshjes është shkelur, anijet amerikane janë përballur me taksa.

Edhe Kina operon në Kanalin e Panamasë. Ne Kanalin ia kemi dhënë Panamasë e jo Kinës, e ne do e marrim sërish mbrapsht.  Është koha të veprojmë me kurajo, duke shkuar drejt një suksesi që nuk do pengohet, do i japim fund epidemive. SHBA do cilësohet vend që rrit sipërfaqen, rrit ekonominë. Do kemi misione hapësinore për në planetin Mars” – tha Donald Trump.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme