Bota 19 January 2025, 22:16 Nga VNA

Irani dënon me vdekje reperin e njohur për tatuazhet e tij në të gjithë trupin Amir Tataloo

Ndaje në Whatsapp
Irani dënon me vdekje reperin e njohur për tatuazhet e tij në

Një gjykatë iraniane ka vendosur dënimin me vdekje të shkallës së dytë për reperin iranian, Amir Tataloo, pasi e shpalli atë fajtor për blasfemi (Sharje kundër Zotit ose kundër fesë).

Sipas mediave iraniane Gjykata e Lartë pranoi ankesën e prokurorit kundër dënimit të mëparshëm prej pesë vitesh burgim, dhe këtë herë i pandehuri u dënua me vdekje për blasfemi ndaj profetit Muhamed.

Këngëtari dhe kompozitori 37-vjeçar, një nga pionierët e repit iranian, e filloi karrierën e tij në fillim të viteve 2000. Në vitin 2018 ai u vendos në Stamboll pasi autoritetet iraniane i mohuan licencën për të ushtruar profesionin e muzikantit.

Në dhjetor 2023, gjyqësori iranian njoftoi se reperi iu dorëzua Iranit nga autoritetet turke në bazë të urdhrit të një gjykate revolucionare në Teheran.

Gjyqi i tij filloi në mars 2024 me akuzat për “inkurajimin e brezit të ri për t’u angazhuar në prostitucion“, “propagandë kundër Republikës Islamike” dhe “përhapje të përmbajtjes së turpshme në formën e videoklipit dhe këngës”.

Para se të nisej për në Turqi, Amir Tatalu ishte arrestuar disa herë dhe njëri prej tyre, në vitin 2016, “për ngacmim të opinionit publik”.

I njohur për tatuazhet e tij nga koka te këmbët, reperi iranian shkaktoi polemika në vitin 2017 kur u takua me presidentin ultrakonservator Ebrahim Raisi, i cili u vra në një përplasje helikopteri në maj 2024.

Në vitin 2015, ai shkroi një këngë për mbështetjen e programit bërthamor iranian pasi nënshkrimi i marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare dhe Teherani.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme