Bota 20 January 2025, 23:16 Nga VNA

Pas marrjes së detyrës, Donald Trump do të tërheqë SHBA-të nga marrëveshja e Parisit për klimën

Ndaje në Whatsapp
Pas marrjes së detyrës, Donald Trump do të tërheqë

Administrata e Trump ka deklaruar se do të tërheqë SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën – një pakt i nënshkruar nga pothuajse çdo vend për të reduktuar emetimet dhe për të mbajtur rritjen e temperaturës mesatare globale nën nivelet para-industriale.

Kjo është hera e dytë që SHBA tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015.

SHBA u tërhoq nga marrëveshja e klimës gjatë mandatit të parë të Trump, megjithëse u anulua nga presidenca Biden në 2021.

Tërheqja do të thotë që SHBA do t’i bashkohet Iranit, Libisë dhe Jemenit si të vetmet vende në botë jashtë paktit, raporton BBC.

Njoftimi për tërheqjen e SHBA nga marrëveshja e klimës u bë përmes një dokumenti të shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë të hënën pasdite pas inaugurimit të Trump.

Trump ka sinjalizuar në mënyrë të përsëritur gjatë fushatës se ai dëshiron të rrisë prodhimin e naftës dhe gazit në SHBA – një premtim që ai e bëri edhe një herë gjatë fjalimit të tij inaugurues të hënën.

SHBA është aktualisht prodhuesi kryesor i naftës në botë, pas Arabisë Saudite dhe Rusisë.

Në vitin 2015, gati 200 vende u zotuan të përpiqen të parandalojnë rritjen e temperaturave globale me më shumë se 1.5C mbi ato të fundit të shekullit të 19-të – të njohura si nivele “paraindustriale”.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme