Bota 21 January 2025, 18:31 Nga VNA

Kryeministri i Groenlandës: Ne nuk duam të jemi amerikanë

Ndaje në Whatsapp
Kryeministri i Groenlandës: Ne nuk duam të jemi amerikanë

Kryeministri i Groenlandës, Mute Edege, ka shprehur falenderime për konsideratën e Donald Trump dhe vlerën që ai i jep tokës pranë arktikut, por banorët e ishullit nuk kanë ndonjë dëshirë të jenë amerikanë sipas tij.

“Ne jemi groenlandezë. Ne nuk duam të jemi amerikanë. Ne nuk duam të jemi as danezë. E ardhmja e Groenlandës do të vendoset nga Groenlanda”, tha kryeministri Múte B. Egede në një konferencë për shtyp.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, nga ana tjetër hodhi poshtë sugjerimet e Donald Trump se SHBA-të mund të përpiqet të marrë kontrollin mbi Groenlandën.

“Sigurisht që ne nuk mund të kemi një rend botëror ku vendet, nëse janë mjaft të mëdha, pavarësisht se si quhen, mund të ndihmojnë veten për atë që duan”, tha ai.

Løkke tha se ishte veçanërisht i shqetësuar për “retorikën” më të gjerë të presidentit të ri, i cili foli për zgjerimin e territorit të SHBA.

Mediat daneze raportuan se një seri bisedimesh urgjente me politikanë dhe drejtues biznesi u thirrën gjatë gjithë ditës të martën, ndërsa qeveria e vendit po shqyrtonte përgjigjen e saj ndaj komenteve të Trump për Groenlandën “e mrekullueshme”, të cilën e raportuam të plotë këtë mëngjes.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme