Politika 4 August 2024, 13:01 Nga VNA

Zgjedhjet në Himarë/Celibashi liston problematikat

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Himarë/Celibashi liston problematikat

Pas ndalimit për të votuar me kartat e identitetit të skaduara, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat listoi problematikat e hasura deri më tani. Celibashi tha se s’ka të bëjë aspak me përgjegjësitë e KQZ, por mbetet jashtë procesit zgjedhor në themelin e vet.

"Janë rreth 6 mijë votues të cilët dokumenti ose u ka skaduar ose u skadon deri ditën e sotme, dua të them që gati po e njëjta shifër ka qenë edhe në zgjedhjet e kaluara, nuk kishin një dokument id të vlefshëm. Përse nuk u mor një vendim nga këshilli, këtë unë nuk mund ta them. Ne e kemi bërë këtë komunikim kur ka pasur kërkesë nga partitë politike, s’ka pasur komunikim zyrtar, e kemi pasur informal, ngelet një çështje që është jashtë asaj sferës së përgatitjes dhe vëmedjes që duhet të ketë kqz.

Nuk kemi pasur komunikim me përfaqësues të qeverisë dhe ministrisë së Brendshme sepse s’do të ishte zgjidhje kjo çështje duhej zgjidhur më parë, s’kemi pse hezitojmë, lidhet me interesin e vetë votuesve, janë ata të parët që vlerësojnë kanë apo jo interes për të pasur një mjet identifikimi. Edhe për partitë politike dhe subjekte të tjera të interesuara. Është interes që lidhet me vetë votuesit kandidatët dhe pjesëmarrësit në garë. Ka qenë proces i qetë, ka pasur raste ku janë evidentuar problematika, ka pasur persona të paautorizuar mbanin shënim votuesit, kjo është zgjidhur, incident në Lukovë me përfaqësues të medias të cilët nuk janë lejuar. Është e lejueshme që gazetarë kameramanë operatorë të filmojnë, nëse ndonjëri nga anëtarët e komisionit do duhet të lërë këtë detyrë." tha kryekomisioneri

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme