Politika 2 August 2024, 15:29 Nga VNA

Do të shtojmë plazhet publike, rrisim taksat lokale dhe të mbajmë Mirelën si kryefshesaxhie- kriteret e propozuara nga Rama për rritjen e numrit të turistëve

Ndaje në Whatsapp
Do të shtojmë plazhet publike, rrisim taksat lokale dhe të

Nga Himara, ku pas dy ditësh mijëra votues do t’i drejtohen kutive të votimit për kreun e ri të Bashkisë, kreu iqeverisë Edi Rama dhe Vangjel Tavo, zhvilluan takimin përmbyllës të fushatës. Ndryshe nga herët e tjera, kandidati për kryetar bashkie, Vangjel Tavos tha se nuk ishte e nevojshëm për miting, pasi me çdo banor jemi takuar. Kreu i PS dhe kreu i qeverisë, Rama shkoi më tej, duke paralajmëruar fitore jo vetëm zgjedhjet e Himarës por edhe të  2025-ës: “ndryshe nga të tjerët, jemi makineri politike, kemi zhvilluar sondazhe dhe ne jemi shumë përpara. Jo vetëm tani por ne do të fitojmë”.  Më tej ai foli edhe për ndryshimet në turizëm ku sipas tij, “këtë vit jo vetëm që nuk kemi rënie, por kemi rrjtje. Ulja lidhet me zona të veçanta, si Ksamili, Palasa, se aq vende kanë. Por kjo rënia që thuhet lidhet edhe me antipropagandën, normal sepse ka konkurrencë. Është fakt. Doli një artikull “Corriere della Sera”, për plazhin atje, se kishiin ulur çmimet si shkak I plazheve shqiptare. Sepse është konkurrencë kjo.

Sot në rrjetet sociale nuk ka nevojë të investohesh si dikur që çoje spiun. Në rrjete sociale flet jo është kështu, jo ashtu. Tjetra është se thonë jo nuk vijnë kosovarët. Shqiptarët e Kosovës kanë ardhur më shuëm së vjet. 130 mijë automjete qëe kanë hyrë më shumë. Do rishikojmë politikën e plazheve. 30% e plazhit publik. Tani po punojmë me ekspertizë ndërkombëtare sepse ka modele të tjera, Spanja, Franca që ekanë ndryshuar e kanë bërë horizontale. Tërheqje të çadrave dhe plazheve private, do të zvogëlohet numri. Ti rrisin çmimet nëse duan. Do garantojmë që vija e parë është e publikut. Kriter vija e parë është e lirë. Kontributi që do të japë çdo operator për bashkitë. Tarifë jo vetëm për krevatin por edhe citytax, do luftojmë informalitetin. Sepse të ardhurart nga Doganat. Rrijta nga konsumi e jashtëzakonshme. Të ardhurat nga kjo rritje ka shumë informalitet. System për gjurmimin përmes fiskalizimit dhe inteligjencën artificiale. Çmimet do të jenë në hyrje. Me pastrimin jemi më mirë se vjet sepse është Mirela. Ajo është kryefseshaxhia. Shifra fundore do të jetë e madhe këtë vit”.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme