Politika 1 August 2024, 22:02 Nga VNA

Gazment Bardhi i jep leksione SPAK. A do t’i bashkohet komisionit Xhafaj në vjeshtë?

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi i jep leksione SPAK. A do t’i bashkohet komisionit Xhafaj

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi duke iu referuar rastit të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka ka vënë në pikëpyetje serioze kredibilitetin e sistemit të reformuar të drejtësisë. Në një status në FB ai thotë se është i shokuar nga të dhënat e përfituara nga hetimi i deritanishëm i kësaj çështje, që provon edhe njëherë se filtrit të vettingut i kanë shpëtuar një dyzinë prokurorësh e gjyqtarësh.

Por çështja e gjyqtarit të Vlorës, mesa duket është një pretekst që i Gazment Bardhit, për hedhur kritikat e radhës ndaj SPAK dhe hetimeve të tij. Madje Bardhi kritikon SPAK-un se ka kërcënuar mediat të mos publikojë detaje nga dosja “Toyota Yaris”, sepse aty fshihej një person me emrin Tao. E më tej nënkryetari i PD, thotë se nuk bën sens që një ish-gjyqtar i akuzuar përgjithësisht si i lidhur me Bandën e Lushnjes, të vazhdojë i pashqetësuar edhe pse qartësisht është “magjistari” që shqyrton çështjet ku ka efekt ndikimi i paligjshëm.

Por gjithë detajet e dosjes hetimore të SPAK, një pjesë e të cilave janë bërë publike, janë pjesë e punës së prokurorëve dhe nuk ka arsye të qënësishme që kryetari i grupit parlamentar të PD të komentojë një dosje, procesi për të cilën është në vijim. Për më tepër që hetimet për dosjen ku përfshihen dhe magjistratë të arrestuar janë kryer në bashkëpunim me prokurorët belgë.

Duket se shqetësimi i vërtetë i zotit Bardhi është tek fjalia “SPAK është vënë edhe njëherë në një provë serioze nëse do sjell atë që presin qytetarët e ndershëm të këtij vendi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, apo do jetë selektiv dhe institucion me vija të kuqe”. Një sinjal i qartë se tashmë Gazment Bardhi po i bashkohet qëndrimit të kryetarit të partisë së tij për ta shpallur “armik” Prokurorinë e Posaçme. Berisha dhe Bardhi tashmë janë në sinkron të plotë me qëndrimet ndaj SPAK. Por jo vetëm me të. Zoti Bardhi po i shkon shume afër dhe qëndrimeve të Fatmir Xhafajt. Shqetësimin për drejtësinë e re PS nuk e ka fshehur dhe për këtë ka ngritur dhe një komision. Fatmir Xhafaj ka marë përsipër që brenda muajit gusht të përfundojë rekomandimet për reformën e reformës në drejtësi. Ndërsa pret që kësaj inisiative ti bashkohet dhe opozita. Pa votat e së cilës ndryshimet që kërkon Xhafaj nuk mund të miratohen.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme