Politika 31 July 2024, 22:26 Nga VNA

PS dhe PD nisin provat gjenerale për largimin me “konsensus” të Guvernatorit të Bankës Gent Sejko

Ndaje në Whatsapp
PS dhe PD nisin provat gjenerale për largimin me “konsensus”

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i ka dërguar sot një letër Kuvendit të Shqipërisë ku shpreh shqetësimin për skandalin e mikrokredive duke u ndalur tek roli dhe përgjegjësia e Bankës së Shqipërisë. Në letrën e tij, Presidenti Begaj nuk i fsheh shigjetat e sulmit edhe ndaj Guvernatorit Gent Sejko.

Letra e Presidentit ka nxitur reagimin e menjëhershëm të kryetarit të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili i kërkoi zyrtarisht Kuvendit ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e mikrokredive. Konstatimet e Presidentit për çështjen e mikrokredive janë në një linjë me qëndrimet që Grupi Parlamentar i PD ka mbajtur prej kohësh- deklaroi zoti Bardhi.

Pasi e konsideruan një ditë parë Presidentin “ushtar” të Edi Ramës, sot demokratët i gjejnë me vend konstatimet e tij. Thënë ndryshe, PD dhe i deleguari i PS në selinë e presidencës Bajram Begaj po bëhen gati të gjejnë zëvendësuesin e Gent Sejkos ne krye të Bankës së Shqipërisë.

Skandali i mikrokredive është padyshim një nga më të rëndët për xhepat e shqiptarëve por përgjegjësia për të është komplekse. Banka e Shqipërisë ka përgjegjësinë e saj, sikundër Ministria e Drejtësisë apo zvarritjA e hetimit nga Prokuroria janë po ashtu faktorë që ndikuan në këtë skandal.

Skandali i mikrokredive tashmë është një çështje që po hetohet nga SPAK.

Video

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

🔴LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare avokati Saimir Vishaj

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme