Politika 3 August 2024, 14:23 Nga VNA

Vngjel Dule në fushatë për Gjikurinë por nuk “harron” Belerin, ankimon vendin e KQZ

Ndaje në Whatsapp
Vngjel Dule në fushatë për Gjikurinë por nuk

Kreu i Partisë Bashkimi Për të Drejtat e Njeriut, Vengjel Dule, ka ankimuar vendimin e KQZ, që shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit duke i hapur rrugë zgjedhje të reja.

Ankimimi e Dules vjen një ditë para zgjedhjeve të reja që do të mbahen në Himarë.

PBDNJ kërkon anulimin e vendimit të datës 5 korrik 2024 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, duke e cilësuar si një akt i paligjshëm, dhe zgjidhjen e pasojave të ardhura prej tij, vlefshmërinë e mandatit të ankuesit, të verifikuar dhe legjitimuar me Vendimin nr. 611 datë 25.05.2023 të KQZ, si dhe konstatimin e mungesës së rasteve ligjore të “përfundimit të parakohshmë të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë’.

Ankimi i PBDNJ:

Vendimi i KQZ është një akt administrativ i paligjshëm, pasi organi administrativ ka vepruar në tejkalim të kompetencave që i ka njohur ligji, ka shkelur dispozitat ligjore në lidhje me procedurën administrative, ka mungesë të elementëve të detyrueshëm të aktit administrativ, si pjesa arsyetuese e gjithë urdhërimeve të tij dhe ligji i zbatueshëm për efekt të vendimmarrjes konkrete, është në shkelje të dispozitave që rregullojnë ushtrimin e kompetencave të këtij organi, si dhe është pasojë e diskrecionit të ushtruar në mënyrë jo të ligjshme, si i tillë duhet të anullohet, bazuar në nenin 109/a, b, dhe “dh” të Kodit të Procedurave Administrative si dhe nenit 113 dhe 114 të Kodit të Procedurave Administrative, me qëllim rivendosjen e ligjshmërisë.

13. Rezulton që KQZ ka filluar një procedurë administrative bazuar në kërkesën me nr. 1719 prot., datë 26.06.2023 të shtetasit z. Eugen Likaj nëpërmjet të cilës kërkohet konstatimi i përfundimit të parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, propozuar nga subjekti zgjedhor koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023. 4 13.1 Bazuar në nenin 61 të ligjit nr. 139/2015, rastet e përfundimit të parakohshëm të mandatit janë taksative, dhe kanë të bëjnë me rrethana të tilla objektive si pazotësia e kryetarit të bashkisë për të ushtruar detyrën, për shkak të vdekjes, humbjes së zotësisë për të vepruar, apo rrethana subjektive, refuzimi i kryetarit të zgjedhur të kryejë betimin, mosbanimi në të njëjtën bashki ku është zgjedhur kryetar, kandidon për deputet, jep dorëheqjen, apo shkarkohet nga Këshilli i Ministrave sipas nenit 62 të të njëjti ligj. Në të gjitha këto raste, procedura nuk kalon nëpërmjet KQZ, por këshilli bashkiak (neni 61/3) njofton prefektin, i cili nga ana e vet njofton këshillin e Ministrave, i cili njofton Presidentin, që zbaton Kodin Zgjedhor. Pra KQZ është hallka e fundit pas Presidentit, për efekt të zbatimit të Kodit Zgjedhor. Në këtë dispozitë, e cila është e vetmja që parashikon “përfundimin e parakohshëm të mandatit” të kryetarit të bashkisë, nuk parashikohet rasti i dënimit me vendim gjyqësor të formës së prerë si rast i përfundimit të parakohshëm të mandatit, nuk parashikohet që kërkesa mund të bëhet nga ndonjë shtetas në KQZ, si dhe nuk parashikohet ndonjë vendimmarrje nga KQZ.

13.2 Në pjesën arsyetuese të aktit administrativ Komisioneri nuk shprehet dhe nuk ka dhënë asnjë konsideratë fakti apo ligji në lidhje me kërkesën e paraqitur e cila e ka vënë në lëvizje, që ka patur për objekt “përfundimin e parakohshëm të mandatit”-thuhet ndër të tjera në ankiminim e KQZ.

Video

Avokati Plarent Ndreca ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia e një kallëzimi penal për kërcënimet që Erion Veliaj pretendoi se iu bënë nga Rama përmes ministrit të Drejtësisë. Ai bëri me dije se për këtë situatë janë njoftuar edhe avokatët e huaj. Ndreca zbuloi se i ka bërë të qartë kryeministrit Edi Rama se mbrojtjen ligjore të Veliajt do ta vendosë mbi interesat politike.

Vlora Hyseni ka refuzuar të paraqitet në seancën gjyqësore në Apelin e Posaçëm, ndërsa avokati i saj mbrojtës, Kastriot Selita, ka mbërritur në ambientet e gjykatës. Mësohet se efektivët e policisë janë paraqitur për të shoqëruar Hysenin drejt gjykatës, por ajo ka deklaruar se nuk dëshiron të marrë pjesë në seancë.

Çfarë pritet të ndodhë në GJKKO? Veliaj refuzon të marrë pjesë dhe kërkon leximin e letrës për takimin me Gogun në burg

Studentët e Universitetit Politeknik kanë ironizuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mbi disa karrige ata kanë vendosur foto të dhunës policore ndaj të rinjve me mbishkrimin "Diktator". Me këtë akt simbolik, protestuesit kanë shprehur qëndrimin e tyre të prerë ndaj kreut të qeverisë. Megjithëse kryeministri ka përsëritur ftesën për bisedime, studentët mbeten të vendosur në rrugëtimin e tyre. Ata deklarojnë se kërkesa për dorëheqje është e panegociueshme dhe nuk pranojnë kompromis.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme